Të gjithë kanë diçka që i tmerron në jetë, dikush vdekjen, dikush udhëtimet me avion, dikush tjetër plakjen, madje edhe përgjegjësitë…
Por nuk mund ta imagjinoni se çfarë e frikëson më së shumti në jetë moderatorin e “Zonë e Lirë”, Arian Çanin.
Gazetari i famshëm shquhet si një njeri pa komplekse, i guximshëm dhe i aftë të thotë gjithçka, por kur bëhet fjalë për merimangat…. Çani nuk di ‘ku të futet’.
Të paktën kështu ka thënë vetë ai, madje ka zbuluar edhe arsyen pse e trembin këto lloj insektesh. “Arsyeja është e thjeshtë, nuk u shoh dot fytyrën”, ka rrëfyer më herët Çani.