Home KRYESORE Astrit Patozi reagon ndaj deklaratave të Ristanit: Për sharësit me dhe pa...

Astrit Patozi reagon ndaj deklaratave të Ristanit: Për sharësit me dhe pa pagesë, kujdes kunatin

Astrit Patozi ka reaguar ndaj deklaratave të Arben Ristanit një ditë më parë lidhur me zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Patozi thotë se duhet patur kujdes në paradhomën e kryetarit, aty ku bëhet skaneri nga kunati…

Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, ish-miq dhe asnjëherë takuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t’i qëndruar afër kryetarit të vetë-ngrirë. Dilini në krah në këto momente të vështira, pasi duhet të mos ndjehet vetëm në dëmin, që i ka bërë PD. Lehtësojani sadopak ndërgjegjen duke marrë përsipër një pjesë të mëkatit të tij.

Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim.
Tek kjo “amnisti” nuk përfshihen sharësit me pagese të kompanisë së posaçme call center, ndonëse qëllimi mund të jetë i njëjtë.
Por një këshillë e kam: thoni ç’të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit.
Mes jush, që e bëni vullnetarisht, dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni me shumë.

Suksese të gjithëve!

Screenshot 1

Share: