Rusia duhet të përfundojë dërgimin e avionëve luftarakë MiG-29 në Serbi kah fundi i këtij viti, njofton portali rus Sputnik.
Ky medium citon drejtorin e Shërbimit Federal për Bashkëpunim ushtarako-teknik, Dmitry Shugaev, i cili ka dhënë pasqyrën e armëve që do t’i jepen ushtrisë serbe, përcjell Konica.al.
Përveç gjashtë avionëve MiG-29, Rusia do t’i dërgojë Beogradit edhe 30 tankse T-72 dhe 30 mjete të koracuara BRDM-2 si pjesë e paketës për ndihmë ushtarake.
“Dërgimi i avionëve MiG-29 në Serbi është planifikuar kah fundi i vitit 2017”, ka thënë Shugaev për gazetarët.
Ky zyrtar ka bërë të ditur se Rusia dhe Serbia po diskutojnë edhe për dërgimin e batalioneve të sistemit ajror të mbrojtjes S-300.
Sipas mediave ruse, avionët luftarakë MiG-29 janë në shërbim në 29 vende gjithandej botës. /konica.al/