Home KRYESORE Berisha për kanabisin e Llakatundit: Xhafa goditi kushërinjtë e Saimir Tahirit!

Berisha për kanabisin e Llakatundit: Xhafa goditi kushërinjtë e Saimir Tahirit!

Sipas Berishës në Vlorë ekzistojnë dy klane të lidhur me drogën. Të parët përfaqësohen nga Habilajt, kushërinjtë e Saimir Tahirit, të dytët janë të lidhur me ministrin e ardhshëm, Fatmir Xhafajn. Sipas një mesazhi që ka mbërritur tek Berisha, droga që u kap në Llakatund ishte e grupit të parë.

“Pershendetje doktor droga e kapur ne Lakatund nuk esht 15 por 25 tonelata.Kjo droge esht e klanit Habilaj kushurijve te Sajmir Tahirit. Informacioni per drogen esht dhene nga Klani Xhafa i cili ka pesuar disa goditje ne trafikun e droges fale autoriteteve italiane,e fundit ishte skafi qe u mbyte para nje jave ne det” – shkruan Berisha.

Ndërkohë ish kryeministri ka qeshur me deklaratat e Haki Çakos para policëve. Ky i fundit ia dedikoi misionin e kapjes së drogës, kryeministrit Edi Rama.

“Haki droga ju betohet policeve per koken e Norieges!

Kapen ne Vlore 25 tonelata droge e klanit Habilaj, i cili paditet nga klani Xhafa!

Haki droga betohet para policeve per koken e Norieges!

Njeriu qe se bashku me Noriegen dhe Saje qorrin krijoi narko-republiken e pare ne Europe, ju tha dje policeve: “do ta çojmë këtë operacion deri në fund dhe i kemi premtuar për ta realizuar me sukses këtë prioritet të qeverisë shqiptare nën vëmëndje dhe kujdes të veçantë të kryeministrit shqiptar!” Hahaha?!” shkruan Berisha./lapsi.al

Share: