Home KRYESORE Bilanc lufte nga aksidentet, 117 të vrarë në rrugët e Shqipërisë

Bilanc lufte nga aksidentet, 117 të vrarë në rrugët e Shqipërisë

Kur përballesh me shifrat e të vrarëve në aksidente, kupton se jeta e një njeriu në Shqipëri vlen shumë pak.

Shqiptarët vriten rrugëve të Shqipërisë si të ishim në luftë. Nga shifrat zyrtare të policisë së shtetit, të publikuara nga Abcneës, del se vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, mbetën të vrarë 117 persona nga aksidentet.

Shifra është tronditëse dhe dëshmon se fushatat e gjobave dhe ndryshimi i ligjeve nuk janë zgjidhje për fenomenin.

Gjithsej në këto 6 muaj, ndodhën 1042 aksidente sipas policisë. Shifrat e të plagosurve janë akoma më të rënda, 159 të plagosur rëndë dhe 1042 të plagosur lehtë.

Bilanci i luftës vazhdon prej vitesh. Për të njëjtën periudhë, vitin e kaluar, të vrarët në aksidente ishin 130 vetë./lapsi.al

Share: