Home KRYESORE Deputeti i PS pranon takimin me Emiljano Shullazin

Deputeti i PS pranon takimin me Emiljano Shullazin

Jurgis Çyrbja, deputeti i Partisë Socialiste pranoi takimin me Emiljano Shullazin, gjatë kohës kur ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit. Pikërisht në këtë kohë, Shullazi ka marrë në pronësi hotel Vollgën.

Gjatë dëshmisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ai ka folur për herë të parë lidhur me një bisedë me Emiljano Shullazin për këtë çështje.

Çyrbja është shprehur se fillimisht biznesmeni Ylvi Beqja i ka kërkuar regjistrimin e Hotel Vollgës, ndërkohë që më pas ai takuar me Emiljano Shullazin.

Çyrbja ka deklaruar se Beqja i ka kërkuar që së bashku të takohen me Shullazin dhe takimi është bërë në Shijak, afër shtëpisë së Drejtorit të Hipotekës së Durrësit.

“Shullazi më pyeti nëse do ta regjistroja pronën dhe i kam thëën se do të zbatoj vetëm ligjin. Më pas bëra regjistrimin dhe kufizimin e pronës”, është shprehur Çyrbja në seancën e sotme në Gjykatë.

I pyetur nëse ka pasur konflikte gjatë kësaj periudhe, ai e pohoi, por shtoi se konfliktet nuk i ka pasur me personat e pandehur./lapsi.al

Share: