Nga Albina Deda
Jo formimi normal njerezor e politik, por as pjese te thartuara te subkoshiences nuk imagjinoja te prodhonin kaq shume vrer kunder Bashes dhe PD-se ne kulmin e fushates ne parti.
Keta tipa po shfrytezojne te gjithe atributet dhe avantazhet e dhuruara nga demokratet, nga mundi dhe sakrifica e tyre deri ne sublimitet.
Nga vende bregdetare e resorte luksoze ata po provojne te fundmen karte te armiqesise ndaj njerezve qe i ngriten ne nivele qe as i meritonin dhe as i imagjinonin.
Keshtu nuk veprojne idealistet, por mosmirenjohesit dhe nihilistet.
Ata ne vend te kokuljes qe dy humbje rradhazi mbajne “kontributin” e tyre jane krekosur si gjeli maj plehu duke leshuar fyerje, sharje e intriga.
Pafytyresia ne limite ekstreme, privimi gjenetik nga mirenjohja si cilesi humane eshte kategorizimi i ketyre burrave te paburrni.
Ata nuk jane aspak qendrestare dhe as themeltare te demokracise por bixhozxhinj ne politike e perditshmeri te mesuar te fitojne per dy dekada vetem “Bingo”.
Njeri prej tyre ish minister la te priste homologun e nje vendi mik sepse nuk begenisi te lere kazinone e Sharm-el-Sheikut duke krijuar nje precedent diplomatik te padegjuar.
Dhe sot lyer me figura te shplara letrare shet moral!
Nje tjeter qe apelon per hunj e rrahje ne PD njihet boterisht prej vitit 1992 si shpikes i kusarise ne post-diktature!