Home KRYESORE Çako: Implikimi me kanabisin, 51 policë u verifikuan për shkelje, 14 u...

Çako: Implikimi me kanabisin, 51 policë u verifikuan për shkelje, 14 u pezulluan

Gjatë mbledhjes raportuese në Zyrën Operacione të situatës në Kryeministri, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi se nuk kanë qenë të pakta rastet e implikimit të punonjësve të policisë në trafikun e kanabisit. Ai pohoi se policia ka verifikuar 51 punonjës të saj, ndërsa ndaj 14 prej tyre janë marrë masa disiplinore me pezullim.

“Çdo polic ka marrë përgjegjësitë e veta për kontrollet. Punonjësit e policisë duhet të jenë shembull për të gjithë. Në kuadër të luftës kundër kanabisit janë kryer takime sensibilizuese me shoqërinë. Penalisht dhe administrativisht janë hetuar dhe verifikuar 51 punonjës policie për shkelje dhe 14 prej tyre janë ndëshkuar me masa disiplinore. Kemi kryer në bashkëpunim m Policinë italiane për monitorim nga ajri për evidentimin e parcelave me kanabis. Qarqet me risk më të lartë janëShkodra, Durrësi dhe Vlora.” – tha Çako.

Mes të tjerash ai theksoi se këtë vit ka rënë kultivimi i kanabisit në vend, ndërsa janë evidentuar 157 vepra penale. Po ashtu Çako tha se Policia e Shtetit ka goditur 60 grupe kriminale të kultivimit, ndërsa theksoi se vijon puna për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Share: