Home KRYESORE Drejtoresha e Postës letër Ramës! Nuk do ta besoni cfare i thote:

Drejtoresha e Postës letër Ramës! Nuk do ta besoni cfare i thote:

Alma Jaku, drejtoresha e Postës Shqiptare pas shkarkimit të saj i ka drejtuar një letër publike Edi Ramës. Nën të tjera, Jaku i sqaron kryeministrit sesi familja e saj u largua nga PS dhe pse u bë pjesë e LSI. “Në 2010 jeta ime mori një kthese.

Vdekja e tim biri pas lindjes më ktheu botën përmbys, e gjeta veten në një grua depresiv, obeze, pa motiv për jetën që s’doja të jetoja më. Gjithçka u bë terr, harrova tim shoq, tim bir ( kisha dhe një djalë )”, i shkruan ndër të tjera ish-drejtoresha Ramës në letrën e dërguar në newsbomb.al.

Letra

Zoti Kryeministër!

Çuditërisht e gjeta veten me epitetin drejtoresha e krimit dhe korrupsionit, në takimet  elektorale të njerëzve  të tu. Më quajtën ashtu ata që s’më njihni, veç më kthyen emrin në një logo partie dhe pse sigla ime ishte ndryshe nga e tyre unë isha krimi, korrupsioni, e keqja .

Kishte dhe socialistë të  ndershëm që më dhanë  kurajo: “Kështu  e kanë fushatat!”

Kush jam unë ?

Një vajzë e rritur në fshat  që u ngrit me forcë , shumë  herë  gërvishta  gjunjët  po qëndrova në këmbë ! Kur gjithë rinia e fshatit tim zgjodhën  kurbetin une zgjodha Shqipërinë. Aq e doja dhe e dua ketë vënd sa kurrë  s’desha  të iki, sot nuk e di më a dua të rris fëmijët këtu!

Në 1994 dogja mundësinë  e studimeve për mjekësi në Itali . Ëndërroja  të  isha mjeke urologe t’i shërbeja  Zadrimës  sime po si fëmijë që  isha prej mallit u ktheva në Shqipëri. Dhe lufta e jetes sime u ashpërsua …

Luftë me mentalitetin e tim eti dhe të fshatit .

Koha  u kthye pas … vajzat duhej  të martoheshin ne moshën  14 vjeçare, një histeri kolektive e shoqërisë  shqiptare në fshatrat e  veriut pas viteve 90, ku arsimimi i femres u bë tabu. Do të duket absurde  kjo por shumica e shoqeve të  mija të fëmijërisë kanë fëmijë mbi 20 vjeçarë sot .

Ja dola gjithsesi mes shumë peripecive, ndryshe nga ëndrra e mjekes konkurrova për mësuesi dhe fitova si studente dite, e dija që mund të detyrohesha  ta ktheja me sistemin korrospondencë, si dhe ndodhi .

Sot jam e diplomuar ne mësuesi dhe inxhinjeri agroushqimore .

Nuk isha një studente ekselente po pasioni dashuria për punën dhe njerëz me bëri një mesuese dhe drejtuese të mirë në 17 vitet e punës sime .

E urreja politikën, kisha parë familjen time që rropatej pas PS , zhgënjimet  pas fitoreve ,shitja e mandatit për kryetare komune që fitoj mami im , 2 kg tritol në banesë, kërcënimet, lajmi i arrestimit për futje me armë  në qëndrën  e votimit  për tim atë ditën  që votohej ime më dhe PS-ja jote se pergënjeshtronte dhe pse ishte  i  pasaktë , etj. Nëna ime ka qënë  dhe në listat tuaja personale për  deputete, familja ime ishte një nga shtyllat e PS në Zadrimë, ato kohë kur  votat merreshin me burrëri e besë e jo si sot.

Po ti i hodhe poshtë kur vendose të kandidoje nën siglën  e PS kryetarin  e komunës së djathtë asokohe, pikërisht atë që bleu mandatin e PS në zgjedhjet e mëparshme .

Dhe familja ime doli nga politika me një letër të drejtuar ty që  nuk ju përgjigje kurrë, nuk e di nëse e more apo jo .

Në 2010 jeta ime mori një  kthese. Vdekja  e tim biri pas lindjes më ktheu botën përmbys, e gjeta veten në një grua depresive , obeze, pa motiv për jetën që s’doja të  jetoja më. Gjithçka u bë terr, harrova tim shoq, tim bir (kisha dhe një djalë ) .

Duke parë si isha katandisur im shoq me nxiti të merresha me diçka, vetëm  për të mbushur kohën. Unë s’kam  qënë  as jam politikane, zgjodha të aderoj tek LSI  për shkak të njerëzve të mirë që njihja aty, ata të PS në qytetin tim i njihja prej familjes sime çfarë “brumi” ishin, tek PD nuk njihja askënd dhe u bëra  “politikane ” .

Pas fitores se bashkisë u punësova si drejtuese në një qëndër përkujdesi, Qendra e Zhvillimit Ditor Lezhe dhe nga një institucion në hije e ngrita në një model pozitiv, sepse i vura zemrën,  shpirtit dhe arrita të sjell në Lezhë  sherbim model për PAK. I  sollëm  qytetit medalje të  artë e të argjentë ndërkombëtare  në Olimpikun Special, paçka se  jo çdokush ka nge të merret me institucione për  PAK dhe nuk është  se binte shumë në sy, veç atyre që e njihnin këtë fushë. Unë e dashuroja atë punë dhe gjithçka ja dedikoja engjëllit tim të qiellit .

Po kur sofra shtrohet gjithçka shkon mirë ndodh që duhet të ikësh, dhe unë  ika nga puna e zemrës  për arsye politike.

Puna ime e 3 ishte Posta Shqiptare. Ishte larg natyrës sime sociale, larg botës së fëmijëve dhe pyetja ime e parë ndaj vetes ishte ç’të bëj unë me letrat ato nuk kanë shpirt?!

Pas shumë vitesh pune më  ishte rrënjosur korrektesa , drejtësia në punë dhe unë smund të ndryshoja më , por dhe besoja me shpirt që  Shqipëria po ndryshonte dhe njerëzit e ndershëm i duheshin shoqërisë  ndaj mendoj që dhe pse se dashurova e bëra me korrektesi si punë.

Nuk mora kurrë  në jetën time rryshfet për vënde pune, shërbim ndaj qytetarëve , çka e solli  Postën e Lezhës në bilance pozitive , tejkalim plan , kursim shpenzimesh, asnjë dëm financiar . Normal që  duhet të kesh parasyshë që posta është një instuticion me paga qesharake , kushte të vë shtira pune , shtoj dhe faktin që  çdo herë që  doja të merrja një vendim kundrejt një punonjësi të parregullt kisha ndërhyrje nga “lart ” dhe sikleti më i madh ishte kur ishin të PS sepse quhej sulm politik .

Gjithë  vitet e punes sime nuk bëra asnjë shkarkim politik dhe mendoj që  para stafit tim dhe qytetarëve isha një drejtuese korrekte pa ndikime politike .

Po  një  ditë të  bukur, ti u zemërove keq me partinë time, dhe urdhërove të shkarkoheshin gjithë drejtuesit e LSI .

U bera sigël partie , nuk kisha më vlera njerëzore  as pune dhe me 4 rrjeshta qesharakë   u shkarkova menjëherë nga puna, pyes veten pse nuk arrestova kur isha kaq e rrezikshme për shoqërinë ? Shumë  mirë mund të më ofrohej një ulje në detyrë .

Unë  jam nënë kam dy fëmijë  dhe çmimi i ndershmërisë në punë  janë  problemet financiare në momentin që  humbet punën . Më është  dashur ti shpjegoj tim biri 11 vjeçar se nga puna nuk largohen veç të “këqinjtë” dhe se unë mami i tij nuk kisha bërë “gabime” . Sot  e gjej veten pa punë se di ku të aplikoj. Në  institucionet shtetërore jam sigël partie , në ato private Lezha  nuk ofron shumë mundësi për një inxhinjer agroushqimor apo mesues dhe si nënë  me fëmijë të  mitur kam vështirësi  persa u perket orareve.

Me thuaj i dashur Kryeministër !

Çfarë  ka kriminale në mua?

Vërtet beson se  ata që janë në listëpritje për vende pune drejtuese apo administrate janë “ajka” dhe njerëzit e ndershëm ndahen sipas logove partiake?

A është e drejtë që në 2017 të ketë shkarkime politike?

Sa kosto do të ketë Shqipëria nga shkarkime pa shkaqe të justifikuara?

Kosto financiare, morale, njerëzore  .

Ndoshta do të gjenden  presje, pika  për të hedhur balte mbi mua për këtë letër, se jam grua e përbaltem lehtë po unë e dua vendin tim dhe kjo leter e hapur shpresoj të të  bëjë t’i shohësh njerëzit ndrysh , nuk jemi sigla jemi njerëz  shtetas shqiptar që zgjodhëm të mos iknim .

Me zemer, Alma Jaku !

(Referencat e mia të punës  mund t’i gjesh pranë Sh.S.Sh dhe Postës Shqiptare

Share: