Ngjarja e rëndë ndodhi në Most të Republikës Çeke kur dy vajza, që udhëtonin me 120 km/orë dhe që në video thonë se donin të arrinin shpejtësinë 170 km/orë, u përplasën me mbrojtëset në autostradë.
Vajza që drejtonte makinën, e moshës 22 vjeç, vdiq pak pas përplasjes. Ndërsa mikja e saj që po filmonte me celular dhe po e transmetonte xhirimin live në facebook, është në terapi intensive./lapsi.al