Home KRYESORE E rralle dhe prekëse/ Pronari italian u lë 4 milionë € punonjësve...

E rralle dhe prekëse/ Pronari italian u lë 4 milionë € punonjësve para se të vdesë

Një pronar italian u ka lënë plot 4 milionë euro trashëgimi punonjësve të tij përpara se të ndahej nga jeta.
I quajtur nga vartësit “Luani plak”, Luciano Tamini vendosi të jepte nga 15 mijë euro për çdo punëtor, 10 mijë euro për çdo administrator të firmës dhe 8 orë leje për secilin, që të kishin mundësi të merrnin pjesë në funeralin e tij.

85-vjeçari ndërroi jetë më 1 Korrik, por përpara se të ikte nga kjo botë shprehu dëshirat e tij të fundit, të cilat lidheshin të gjitha me 300 punëtorët që e ndihmuan në biznesin e tij që nga krijimi i firmës “Tamini”, e deri tani.

Në fakt, kompania “Tamini” është themeluar më shumë se 100 vjet më parë, por Luciano Tamini e ka trashëguar atë dhe ka vazhduar të merret me prodhimin e transformatorëve elektrikë.

Me seli në Milano, në Itali, firma kishte rreth 300 punonjës, të cilët tani do të përfitojnë nga kjo trashëgimi. Por, në “testamentin” e pronarit thuhet se përfitues duhet të jenë të gjithë ata që kanë punuar ndër vite, që nga momenti i hapjes së grupit “Terna”, pjesë e së cilës është dhe kompania “Tamini”.

Arsyeja që e çoi pronarin drejt këtij vendimi ishte frika se pas vdekjes së tij firma do të mbyllej e prej saj nuk do të mbetej më asgjë./360grade.al

Share: