Raportohet qe gazetari amerikan te New York Times Xhejms Montag se fundmi ka vizituar Ballist Morinen në burgun e Dubrovnikut, te pakten sic shkruan gazeta serbe ‘Blic’.
Montag përmes rrjetit social Twitter, por edhe përmes një kronike të televizionit serb N1, njofton se e ka takuar Morinen në burg dhe ai ishte shume i frikësuar, ndryshe nga dy vite me parë kur e kishte intervistuar atë.
Sipas Montag, Morina rrezikon deri ne tetë vjet burg. Sipas mediave ne Beograd, të paktë janë njerëzit në Serbi që parashikojnë një rezultat pozitiv, pra ekstradimin e tij në Serbi pasi ka nisur një ofensive diplomatike nga ana e Tiranes për Zagrebin.