Home KRYESORE Histori Vjerre-nuse/Flet nusja që i helmoi vjehrrën. Ja cfare thote:

Histori Vjerre-nuse/Flet nusja që i helmoi vjehrrën. Ja cfare thote:

Martesa i është kthyer në ferr një 19-vjeçareje nga Dibra. Në 6 muaj, jeta e saj është “përmbysur”, pasi është përballur me një realitet krejt ndryshe nga çfarë ajo kishte ëndërruar. Vetëm dy muaj pas martesës, bashkëshorti i saj 20-vjeçar është detyruar të ikë emigrant në Greqi për shkak të kushteve të këqija ekonomike. Ndërsa, nusja e re nuk ka gjetur dot “paqe” në shtëpinë e burrit të saj nga fshati Likesh i Shijakut, për shkak të konflikteve me vjehrrën. Përplasja nuse-vjehërr për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi mbrëmjen e së premtes.

DËSHMIA E NUSES

“Jam nga Dibra dhe nuk i kam bërë ende 6 muaj që jam martuar. Unë jam 19 vjeçe dhe im shoq është 20 vjeç. Sa u martuam, burri më tha që do të ikte në Greqi. Iu luta shumë të qëndronte, duke i thënë se jemi çift i ri. Qëndroi dy muaj, por prindërit e tij i thoshin: Ik, ik në Greqi se jemi fukarenj. Ai iku e më la në shtëpi me vjehrrën, me vjehrrin dhe vëllain e tij. Vjehrra ma nxiu jetën. Më donte 24 orë në këmbë. Nuk i mjaftonte që punoja, por më ofendonte. Ajo nuk më do. Nuk më lë as të zë asnjë shoqe në fshat. Nuk bëhet fjalë për të dalë nga shtëpia. Vetëm në fushë, për të punuar tokën. Për çdo ditë sherr, për çdo punë që bëja. Unë e ndjej veten të huaj shumë në atë familje. Ma nxinë jetën”, – ka deklaruar Elda Tanushi. Nusja e re ka thënë se priste të gjente ngrohtësi te familja e burrit, por ata e kanë trajtuar shumë keq.

“E pranoj që në një çast shumë të rëndë, i hodha pak ilaç mizash vjehrrës në gotën e kosit. Kisha vendosur që të vdisja edhe vetë. Do të pija bar miu. Nuk kisha asnjë rrugëzgjidhje tjetër për të shpëtuar nga e gjitha kjo. Jeta ime nuk shtyhet më. Nuk e shtyj dot, sepse burri rri në Greqi, ndërsa unë me familjen e tij në fshat. Vjehrra më thoshte ‘ja, ne po të mbajmë, të ushqejmë dhe të veshim’. Në punë nuk bëhet fjalë të më çojnë. Më torturojnë sepse e dinë që familjen time e kam larg, në Dibër”, – ka pohuar para inspektorëve të policisë së Shijakut, 19-vjeçarja.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit dje bënë me dije se e reja Elda Tanushi ka tentuar të vrasë (helmojë) vjehrrën e saj, A.S., duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil). Për pasojë, 42-vjeçarja ka përfunduar në spital. Pas sinjalizimit për ngjarjen, blutë kanë vënë në pranga 19-vjeçaren, e cila akuzohet për veprën penale “Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë”.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, Tanushi ka deklaruar para oficerëve të policisë se e helmoi vjehrrën (ndodhet jashtë rrezikut për jetën), pasi ajo i nxiu jetën. “Nuk kisha ndërmend të vrisja vetëm vjehrrën por do i jepja fund edhe jetës sime. Doja të vdisnim të dyja, pasi na është nxirë jeta nga sherret e përditshme, nga fukarallëku dhe nga varfëria”, – ka thënë 19-vjeçarja.

NGJARJA

Denoncimi në policinë e Shijakut është bërë nga vjehrra e 19-vjeçares mëngjesin e 1 korrikut. A.S. ka deklaruar se mbrëmjen e 30-qershorit ka përfunduar në urgjencën e spitalit të Durrësit me simptomat e një helmimi ushqimor. Nga analizat e kryera rezultoi se 42-vjeçarja ishte helmuar me një sasi të vogël helmi “Akravil”. Pas trajtimit që mori në spital, A.S. u kthye në banesë. Ishte nusja ajo që i tregoi vjehrrës se e kishte helmuar me ilaçin e mizave, të cilin ia kishte hedhur në gotën e kosit. E tronditur, vjehrra ka denoncuar nusen e djalit në policinë e Shijakut. “Më datë 01.07.2017, ka bërë kallëzim shtetasja A. S., 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, thuhej në njoftimin zyrtar të policisë./lapsi.al

Share: