Pas ditëve të freskëta që na shoqëruan gjatë kësaj fundjave, duket se do u lënë vendin temperaturave të larta.
Sinoptikanët parashikojnë që moti i nxehtë afrikan tashmë do të rikthehet kryesisht në Evropën Jugore, ndërsa temperaturat e larta janë rikthyer në Spanjë për të vijuar më tej në Itali dhe vendet e tjera përfshirë edhe Shqipërinë.
Pavarësisht motit të nxehtë, temperaturat deri në fund të korrikut nuk pritet të jenë aq ekstreme sa ditët e fillimit të muajit.
Sipas parashikimit të Meteoalb, gjatë kësaj jave deri më 23 korrik, moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira kalimtare, ndërsa në zonat veriore dhe lindore do të preken nga shira të pakët.
“Temperaturat të hënën dhe te martën mbeten thuajse konstante ndërsa pritet rritje të lehtë e graduale nga e mërkura dhe në vijim duke bërë që fundjavën e ardhshme, termometri te ngjitet mbi 35 grade C”, bën me dije Meteoalb. /360grade.al/