Home KRYESORE Ish-administratori i “DIA” Ismailaj do t’i japë 9 milion euro OSHEE

Ish-administratori i “DIA” Ismailaj do t’i japë 9 milion euro OSHEE

Kastriot Ismailaj do t’i japë 9 milion euro si dëmshpërblim OSHEE-së. Ky është vendimi që ka dhënë Gjykata e Tiranës kundrejt ish-administratorit të kompanisë “DIA” ne kuadër të pasidë së ngritur kundër tij. Sipas këtij vendim Ismailija është I dtyruar ta paguajë shumën për dënim e shkaktuar si pasojë e mashtrimit të kryer gjatë lidhjes dhe zbatimit të kontratave për mbledhjen e debive, si dhe fitimin e munguar.

Biznesmeni Kastriot Ismailaj u padit civilisht nga OSHEE-ja. Përmes kësaj padie OSHEE-ja kërkon të dëmshpërblehet në gati 8 milionë euro nga i padituri Ismailaj. Për këtë vendim të Gjykatës ka ardhur edhe reagimi i avokatit mbrojtës të Ismailaj, Romeo Kara.

Reagimi i avokatit Romeo Kara:

Sot Gjykata e Tiranes me vendim, pranoi kerkesen e OSHEE-se per demshperblim dhe detyron Kastriot Ismailaj te paguaje ne favor te OSHEE-se, shumen 9.5 milione Euro. Vlera perbehet nga demi i shkaktuar si pasoje e mashtrimit me kontratat e mbledhjes se debise se kompanise DIA, si dhe demin qe i eshte shkaktuar OSHEE-se nga procesi i arbitrazhit ne Vjene per shpenzimet ligjore.

Me ne fund, fale perpjekjeve dhe nje pune 18 mujore, thellesisht profesionale, me perkushtim e pa kompromis, ku spikat kontributi i Rezart Rucit dhe Genta Gices, arrihet objektivi i radhes, pas atij ne arbitrazhin e Vienes. Ka qene nje synim i qarte dhe premtim publik i bere nga ana ime qe ne janar 2016, realizimi i demshperblimit te OSHEE-se, nga ana e Kastriot Ismailaj.

Ky eshte hapi i pare i suksesshem ne drejtim te kompesimit te demeve, qe ka pesuar vendi, nga veprimet abuzive te lukunise se armiqve hajdute. Qofte ky hap i pare, i mbare dhe fatsjelles edhe per rastin e privatizimit te OSSH-se, dhe gjithe rasteve te tjera, ku demshperblimi pritet te jete ne disa qindra milione Euro./lapsi.al

Share: