Një ditë përpara se Lulzim Basha dhe rivali i tij i dyshimtë Eduart Selami të shkojë përpara kutive të votimit, ata që kundërshtojnë këto zgjedhje të trukuara dhe pa rregulla do të bëjnë tubimin e fundit në Tiranë. Lapsi.al ka mësuar se nga mbledhja që do të fillojë pasdite në ora 19 30 dhe do të trasmetohet live do t’i bëhet thirrja e fundit dy konkurentëve për anullimin e një gare që po denatyron përfundimisht partinë demokratike. Ajo që është e veçantë në tubimin e Tiranës është se aty përpos Patozit dhe Mustafajit që kanë qenë prezen gjatë të gjithë turit në Durrës, Korçë, Vlorë, do të jenë edhe figura të të tjera të larta të kësaj partie, si Majlinda Bregu, Ridvan Bode,Arben Imami etj.
“Ne në qyetet e tjera kemi dashur të japim mesazhin se kjo nuk është thjeshtë një lëvizje e të pakënaqurve dhe të përjashtuarve nga basha që kanë një hatërmbetje me të, prandaj në tubimet e tjera shumë nga ish ministrat dhe funksionarët nuk kanë qenë present. Ndërsa në tubimin e Tiranës do të jenë të gjithë për ti kërkuar bashës që mos e shpjerë çmendurinë deri në fund” tha për lapsi.al një nga organizatorët. i pyetur se cili do të jetë qëndrimi i tyre nëseBasha e vazhdon dhe e fiton garën ai tha: “Tani për tani ne duam t’i japim mesazhin: “Mos e kalo atë derë or trim”, por nëse ai e bën padyshim që janë menduar forma të reja reagimi. Ne nuk mund të flasim për to përsa kohë jemi në fazën kur i bëjmë thirrje të dy kandidatëve të tërhiqen nga ky turp”.
Nga tribuna e mitingut të së shtunës mendohet tu drejtohen demiokratëve me të njëjtin mesazh edhe themelues të PD-së, edhe ish ministra të kohës së Berishës, por edhe drejtues të forumit rinor të kësaj partie. Qëllimi është i qartë, që të jep[et pasqyra se në atë sallë ndodhen përfaqësuesit jo vetëm të atyre 200 mijë demokratëve që e braktisën PD-në këto zgjedhje, por edhe të atyre që janë të pakënaqur për mënyrën se sip o denatyrohet ajo.
E vetmja enigmë do të jetë pjesmarrja e Jozefina Topallit dhe e Genc Rulit. Të dy ata kanë qenë shumë të ashpër me mënyrën e sjelljes së Bashës duke bërë thirrje për nxjerrjen përdhunisht të tij dhe familjarëve të vet nga selia. Por nëse Ruli duket se po i qëndron besnik mesazhit të tij për t’u larguar përfundimisht nga politika, Topalli megjithëse mbetet një kundërshtare e Bashës, duket se rrefuzon të bëjë kuzë të përbashkët me çdo lëvizje që nuk është miratuar më parë nga Berisha. (Lapsi.al)