Home KRYESORE Janulla Rrapi: Naim Zyberi më kërkoi 1 mijë euro për vrasjen e...

Janulla Rrapi: Naim Zyberi më kërkoi 1 mijë euro për vrasjen e Ismail Kadaresë!

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në një intervistë të tijën një ditë më parë, shkrime këto të cilat prekën mbarë botën.

Ai ndër të tjera është shprehur se shteti i asaj kohe kishte gati arkivolin për të. Mirëpo, kjo intervistë ka ngjallur dhe reagimin e Jonulla Rrapit, nëna e Renato Rrapit i cili njihet si djali qe dashuronte vajzën e Ismail Kadaresë.

Përmes një statusi ne rrjetin social “Facebook” ajo ka denigruar figurën e shkrimtarit, ndërsa e ka cilësuar atë me shpirt krimineli. Ndër të tjera Janulla Rrapi tha se Naim Zyberi, një prej të fortëve të atyre viteve në Tiranë i kishte propozuar vrasjen e Ismail Kadaresë për 1 mije euro.

Reagimi i plotë i Jonulla Rrapit

Eshte e kunderta more sulltan Kadare.. ne ate kohe dhe ne vazhdim ti me shtetin i beje gati arkivolet per te tjere.. Me shkatrove jeten e djalit tim .. Ne vitin 1996 isha ne Shqiperi per te mar demshperblim 2 milion leke dhe 7 milion leter me vlere si fillim demshperblim te persekutimit dhe pastaj kur sulltani mori vesh nuk i dhan me .. Rruges duke ecur degjoj nje ze qe me theriste : O Jonulla shitesja jon e lagjes : e pash dhe mu kujtua .. uaa i thash je Naim Zyberi po me tha .. nona ime s`te harron kure qe na jepshe ushimet borxh dhe ti jepnim ne fund te muajit

.. E di qe dhe Kadarea eshte ketu ka ardhur me gjith familjen per pushime .. po deshe ti me jep vetem 1 mij dollare ta vras vetem se me vjen keq c`far i ka bere Renatos .. E shikova dhe i thashe : I kam lene Zotin o Naim : Me von lezova ne gazet se dhe ate e kishin vrare bashke me nene dhe motren .. Eh si eshte jeta .. Ky shkrimtar i madh me zemër e shpirt kriminel , tani na hiqet viktim.. Ne ate kohe i kishte privilegjet deputet i lagjes, nenkryetar i frontit , i perkedheluri i Enverit dhe Nexhmijes,, fjala e tij ishte ligj ..

Ne nje takim motra ime me Nexhmije Hoxhen per problemin e pashaportizimit kur te ktheheshim nga internimi mori nje pergjigje shum negative .. Te rrin atje ku jane sepse nuk e len rrrrrrrrehat Ismail Kadaren ..

Kadarea eshte shkrimtar boteror i cili shpenzon koh te madhe per Enverin duke pregatitur materjalet per plenium, kongreset etj etj.. Ah kjo fytyre sa hakmares, shpifs eshte .. Nuk mbulohet dielli me shosh..Jo..Jo..

Share: