Home KRYESORE “Kandidat për kreun e PD-së nuk mund të jetë çdo llapaqen, çdo...

“Kandidat për kreun e PD-së nuk mund të jetë çdo llapaqen, çdo çapaçul, çdo halabak, çdo hajdut, çdo bixhozçi”

Edison Ypi është një nga njerëzit të cilët shquhen për të thënurit e gjërave troç. Edhe sot në një reagim të tijin në rrjetet ai tregon për karakteristikat që duhet të ketë kreu i PD-së.

Ypi thotë se për Kryetar duhet të garojnë vetëm ata që, përveçse i afrohen sadopak Doktorit për moral dhe talent në politikë, ua merr mendja se, me dhe pa LSI mbi shpinë, me brekë e pa brekë, me tuta e pa tuta, me Soros e pa Soros, me hashash e pa hashash, e mposhtin Partinë Socialiste më thellë se Edi Rama mposhti Partinë Demokratike

“Kandidat për Kryetar i Partisë Demokratike nuk mund të jetë çdo llapaqen, çdo çapaçul, çdo halabak, çdo hajdut, çdo bixhozçi, të cilit Shqipëria i duket dash në hell, Tomorri mal me pilaf, Myzeqeja det me kos.

Për Kryetar duhet të garojnë vetëm ata që, përveçse i afrohen sadopak Doktorit për moral dhe talent në politikë, ua merr mendja se, me dhe pa LSI mbi shpinë, me brekë e pa brekë, me tuta e pa tuta, me Soros e pa Soros, me hashash e pa hashash, e mposhtin Partinë Socialiste më thellë se Edi Rama mposhti Partinë Demokratike. Përndryshe nuk ka kuptim. Përndryshe Partia Demokratike do vuaj një agoni të gjatë, do bjeri në një gjumë të thellë letargjik prej të cilit nuk do zgjohet më kurrë”, shkruan Ypi.

Share: