Nga Ilir Demalia
Prej mbarimit të zgjedhjeve, politika dhe media, media-politika, po merren me humbjen e partis demokratike. Kjo humbje, nuk ishte e paprtiur, nuk ishte e pritur në papritshmërinë e fitores së PS-së me 74 deputetë, plus tre të PDIU së çamëve të Shpëtim Idrizit, dhe një, të një figure, jo vetëm si simbol injorance, korruptive, por edhe kriminale si, “socialdemokrati” i Gjinushit, që i shiti emblemën e partis, Tom Doshit, si mall ke tregu çam.
Si deputetët e PDIU-së dhe Doshi, nuk dolën në Shkodër e Dibër (historikisht nuk ka pasur një çam në Dibër), pra nuk fituan me një program politik, apo aftësi politike, por si të forte të katundit dhe duke blerë katundarët me para a thes kanabisi .
Kjo mjafton për të tërën që këto zgjedhje të quhen te parregullta. Por jo si parregullsi ndaj PD-së, por si padrejtësi dhe degradim të gjithë sistemit ku dhe PD-ja është pjesë e madhe në tavën e korrupsionit, kriminalitetit dhe degradimit politik-shtetror dhe humbjes së shpresës për të ardhëmen në këto 27 vjet.
PD-ja tashmë nuk ka më as fuqi dhe as aftësi, e mbi të gjitha, as moral, për të mbjellë besueshmëri për të ndryshuar gjëndjen e krijuar politike, sociale ekonomike dhe demokratike . Në të kundërt, rënia e lire e PD-së drejtë theqafjes, si një parti që; qysh prej emërimit ‘pluralizmit mendimit” nga Partia e Punës, nuk ka pasur në asnjë moment demokraci të brëndëshme.
Të kujtojmë të gjitha zhvillimet brenda kësaj partie… kujtojmë përjashtimet, rrahjet, dhunën që ka përdorur autoritarzmi i kësaj partie udhëhequr nga Berisha, nuk ishte aspak demokratike, aspak me filozofi dhe ideologji dhe program të vendosjes drejtsisë shoqërore-ekonomike, dhe aspak si përfshirje në këtë parti të një fryme liberale-demokratike.
Aspak siç pretendon e djathtë, edhe për vetë faktin se Shqipëria prej krijimit shtetit shqiptar nu ka formësuar dhe nuk ka pasur të djathtë, pvarësisht retorikës dhe injorancës që beson këtë retorikë. Nuk kemi pasur as të majtë se po të kishim të tille do të ishte sëpaku më mire se më keq me sundimin klanor-tribal të kulturës sonë shtetrore politke gjatë gjithë histories së shtetit shqipëtar. Për t’u kthyer ke PD, që në fillim ajo aprovoj ligjin 7501 që është në fuqi dhe sot në unanimitet me socialist-komunistet në 92.
Pra, vetëm qëndrimi mbi pronën do ta rrëzonte këtë parti si të djathtë, pa folur për të tjerat si një parti e formuar me njerëz shërbyes të regjimit diktatorial, si APPSH, duke filluar nga kryetari saj historik, njerëz të propogandës regjimit nga Komiteti Qendror, bashkepuntor sigurimi dhe disa “gjethe fiku” të persekutuarish E gjithë kupola e kësaj partie prej fillimit saj me 8 dhjetor 1990, si gjithë “pluralizmi mendimit” Alian, ishte një strukturë e PPSH-së mbuluar me ndonjë “gjethe fiku” të persekutuari për ti shitur shqiptarëve sapunin për djath.
Po të analizojmë jetën politike të PD-së në këto 27 vjet, edhe të këtyre që ngelën jashtë listave të Bashës, si Jozefina, Patosi, Bregu apo paterica Selami e.t.c, që po kandidon në garën farsë si Pjetër Arbnori në 1998, i cili kandidonte për kryetar i PD-së “kundër” Berishës, në cdo dalje publike atë kohë, Arbnori deklaronte, “demokratët duhet të votojnë Dr Berishën edhe pse unë jam kandidat, gjë që tregon “demokracinë e brëndëshme” të PD-së!!
Pra, mënyra e funksionimit të kësaj partie në autoritarzmin absolut të Berishës në këto 27 vjet, pa një doktrin- filozofi politike-ekonomike, por URRA Burra, të kapim çfarë të kapim, të vjedhim sa të mundemi duke korruptuar gjithë partinë dhe administratën, elektoratin, i cili, votonte për një vend pune ne doganë, në KESH, në çdo vend në administrate për të abuzuar me pushtetin, (dhe jo vetëm PD por të gjitha partitë në pushtet gjatë këtij tranzicioni postkomunist pafund si “Pëlhura Penelopës”) e ka sjellur PD-në në logjikën e asaj ç’ka mbjellur po korr. Po kështu do të sjellë dhe PS-në në fund të madatit të dytë me Ramën dhe arrogancën tij bazuar në fuqinë e sundimit të oligarkëve të parasë së krimit, korrupsionit dhe drogës.
Partia demokratike tashmë është një ekip Eunukësh të emëruar pa aksione politike, pa moral politik dhe të paaftë për ta ndaluar tatpjetën e saj.
PD e kreu funksionin e saj diversiv në postkomunizmin shqiptar duke mos lejuar të krijohej normalisht pluralizmi politik dhe shteti së drejtës në Shqipëri. Sundimi mafjoz shtetror i shërbëtorëve të diktaturës shqiptare të 50 vjetëve në sundimin demo(n)kratik, ka sjellë këtë hibrit demokratik, ku kemi një liri dhe demokraci si butafori por jo funksionim real vlerash të saj.
Pas 27 vjetëve të kësaj politike të mbrapsht, gjëndja morale dhe perspektiva e së ardhmes është më e rëndë se kur ra regjimi politik në 1990 për tu ringritur në formën demo(n)kratike.
Atëherë kishte një shpresë!
Vendi shqiponjave që është kthyer tashmë në një vend ku jo më nuk mund të “fluturohet”, por as mund të jetohet më. Fakti që duan të largohen nga Shqipëria 56% e shqiptarëve, i dyti vend në botë pas Siera Leones që kërkon të largohet nga vendi në mënyrë kaq massive, mendon se Ky largim kërkohet nga mosha më e re e vendit, e kjo do të thotë, pjesën me vitale. Gjë që tregon qartë shpresën e humbur nga politika kriminale e korruptive e oligarkëve të krimit politik, ekonomik-shtetëror në këto 27 vjet.
Në vitin 1989 popullsia e Shqipërisë ishte 2.9 milion banorë me mesataren e moshës më të re në Evropë. Sot Shqipëria është 2.8 milion banorë, por më një mesatare moshe të plakur, në një kohë që me rritjen normale të popullsisë, duhet të ishte sot 3.7 milion banorë dhe me moshën më të re në Evropë. Me këto ritme të zbrazjes së vendit, Shqipëria në vitin 2040 parashikohet të zbresë në 2 milion banorë, e kjo do të thotë Shqipëria do të jetë prone e oligarkëve të krimit dhe shërbëtorëve të saj që do të votojnë për këta kriminelë politik-shtetëror për të mbajtur frymën gjallë.
Në këtë situate këmbanat e alarmit nuk duhen të jenë së çfarë po ndodh me PD-në, ku të gjithë enukët e enuket e emëruar nga kryetari, me retorika demokratike, me teori principesh e morali politik, me poezi idealiste, pikërisht, nga këta, që janë bashkëfajtorë dhe pjesë e kësaj masakre shtetrore, e pikërisht, këta që nuk i kanë lënë kusur abuzimit të pushtetit duke u pasuruar në mënyrë marramëndëse, ku vetëm nëpërmjet sfilatave të veshjeve, bizhuterive, makinave, pra, vetëm duke pare majën e ajsbergut që çfaqin këta në parlament ku “qajnë” hallet e popullit , pa llogaritur bizneset në emrat e familjarëve, apo kontot bankare jashtë Shqipërisë, tregon qartasi se janë errësuar nga paraja kriminale duke jetuar një irealitet nga ku edhe nuk kuptojnë më se sa të neveritshëm janë bërë kur ngjiten në foltoren e parlamenti dhe flasin për drejtësi, vlera demokratike dhe moral politik.
Këmbanat e alarmit në këtë situate, duhet të jenë për timoneirein që mori timonin e shtetit dhe një katër vjeçar dhe jo se çfare po ndodh me PD-në që ashtu si timonieri sot e ka shtyrë anijen drejt kësaj rruge që po e fundos timonieri I dehur nga deliri i njeriut që identifikon veten me Skënderbeun dhe Ismail Qemalin. Timonieri thotë se, “timoni ne det varet nga timonieri”! Përpara se ta çoj anijen Shqipëri në fund të detit, ku nuk do të mund të dal më, timonieri Rama duhet larguar nga timoni qoftë dhe me përmbysje… dhe hedhur në det sëbashku me gjithë kastën politike te këtyre 27 vjetëve për të shpëtuar anijen Shqipëri.
Kjo është ajo çfarë duhet të jetë shqetësuese sot për të menduar një lëvizje me njerëz që të ngjallin besim, shpresë si shëmbuj moral të mosndyerjes në këto 27 vjet nga krimi shtetëror demo(n)kratik në qoftë se kanë ngelur ndonje në Shqipëri.
Abraham Lincoln na ka mësuar: Kur zotron të vërtetën dhe një njeri i vetëm bëhesh maxhorancë.