Home KRYESORE KQZ rrëzon kërkesën e PDIU-së: Idrizi mbetet jashtë parlamentit

KQZ rrëzon kërkesën e PDIU-së: Idrizi mbetet jashtë parlamentit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e PDIU-së për të rinumëruar të gjitha kutitë e Qarkut të Tiranës.

Pasi hapja e 64 kutive të votimit i dha vetëm pak vota pa mundur të sigurojë një mandat për Shpërtim Idrizin në parlament kjo forcë kërkoi të hapen të gjitha kutitë, por kërkesa u rrëzua me 6 vota nga KQZ.

PDIU prej javësh po kërkon medoemos që të marrë mandatin e Shpëtim Idrizit në Tiranë, duke vënë në dispozicion prova se votat janë manipuluar. Por edhe me rinumërimin e 64 kutive në Tiranë, rezultati nuk ndryshoi.

Share: