Shqipëria mund të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE) dhe kështu ta zëvendësojë Britaninë e Madhe pas Brexit-it. Brukseli këmbëngul që Shqipëria ka “mbështetjen e vazhdueshme”, shkruan Express-i britanik.
Sipas gazetës britanike Shqipëria është kandidat formal për anëtarësim në BE, mirëpo procesi është ngadalësuar nga blloku i shteteve që nuk duan të lejojnë anëtarë të ri në këtë organizatë. Më tej Express-i britanik shkruan se Shqipëria e fitoi statusin e shtetit kandidat në vitin 2014, mirëpo që atëherë dështoi t’i përmbushë disa kushte të nevojshme për anëtarësim. Kurse tani vendi iu drejtua kutive të votimit në një palë zgjedhje historike.
Jean Claude Juncker, President i Komisionit Evropian, u shpreh se vota në këto zgjedhjet tregon se qeveria shqiptare ka një “mandat të qartë” për t’i vazhduar reformat e nevojshme për anëtarësim. Më shumë se 90 për qind e shqiptarëve e mbështesin anëtarësimin në BE.
Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, Juncker shkruan:
“E mirëpres fakti që pas përfundimit të zgjedhjeve, ju i jeni afruar opozitës, duke theksuar nevojën për të tejkaluar dallimet brenda partiake dhe duke nënvizuar sfidat e përbashkëta që e presin Shqipërinë”.
Juncker flet për Shqipërinë si një partner të rëndësishëm për BE dhe vullnetin për ta vazhduar bashkëpunimin e afërt. Ai shtoi se “përpjekjet konkrete” do të jene të nevojshme për ta dërguar përpara reformën në sistemin e korruptuar të drejtësisë.
Problemet në rritje me marrëdhëniet e BE-së nuk janë të kufizuar vetëm me rastin e largimit të Britanisë së Madhe.
Këto komente të Juncker vinë vetëm pak muaj pasi ai paralajmëroi jostabilitet në shtetet e Ballkanit. Muajin e kaluar ai i tha zëvendës presidentit amerikan, Mike Pence:
“Nëse i lëmë të vetëm-Bosnjën, Republikën Serbe, Maqedoninë, Shqipërinë- të gjitha këto shtete do të kenë luftë përsëri”.
Vendi i varfër është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe vuan nga normat e larta të papunësisë me sistemin e përfitimeve që përfiton deri në vetëm 780 paund në vit, krahasuar me 26,000 të Britanisë, shkruan Express-i britanik, transmeton BW.
Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë dy herë anëtarësimin e plotë të Shqipërisë dhe paralajmëroi drejtuesit e qeverisë se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 duhet të jenë të lira dhe të drejta para se negociatat për pranim të fillojnë.
Artikulli përfundon me një përshkrim të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e Shqipërisë, duke nënvizuar faktin se të dy partitë kryesore, PS dhe PD kanë bërë fushatë me një biletë për anëtarësim në BE të vendit të tyre./Lapsi.al