Home KRYESORE 19-vjecarja hedhet nga kati i tetë i pallatit…

19-vjecarja hedhet nga kati i tetë i pallatit…

Një 19-vjeçare i ka dhënë fund tragjikisht jetës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Apollonia” në Fier, ku e reja është hedhur nga kati i tetë i pallatit në të cilin banonte.

Policia e Fierit thotë se 19-vjecarja me inicialet S.V, nga Kuçova, bashkëjetonte me shtetasin A.Ç, 38 vjeç, në qytetin e Fierit. Por pak pas mesnate, rreth orës 02:10, ajo është hedhur nga kati i 8 i pallatit, në rrethana ende të paqarta, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë shoqëruar komisariatin e Fierit bashkëjetuesin e saj, 38-vjeçar.

Do të jenë hetimet e mëtejshme ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./lapsi.al

Share: