Home KRYESORE Meta firmos urdhërin, me 24 korrik betohet si president në seancë të...

Meta firmos urdhërin, me 24 korrik betohet si president në seancë të jashtëzakonshme

Duket se Kuvendi do të mblidhet edhe njëherë të fundit me deputetët e legjislacionet të dalë nga zgjedhjet e vitit 2013. Në fakr, me datën 24 korrik, në orën 18:00 Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, ku presidenti i zgjedhur Ilir Meta do të betohet për të marrë zyrtarisht detyrën si president i Republikës.

Seanca do të mblidhet me urdhër të vetë Ilir Metës në cilësinë e kryetarit të Kuvendit dhe sipas urdhrit, rendi i ditës në këtë mbledhje do të ketë vetëm një pikë, atë të betimit të Presidentit të ri të vendit.

ne Media eshte aluduar se deputetet e partise socialiste nuk do te marrin pjese ne kete seance, por nuk mungojne zerat qe Marreveshja e 17-18 Majit te shkuar mund te beje edhe edhe deputet e partise demokratike mund te mungojne! Sipas ketyre zerave ka vetem nje element qe mund ta prishe kete skeme dhe ajo eshte pjesemarrje e ish kryeministrit Berisha qe sigurisht do te terheqe edhe te tjere me vete.

Megjithate te gjitha keto jane vec aludime te cilat erdhen pas qenddrimit te ashper te kryeministrit Edi Rama me te zgjedhur ne seline e kryeministrise.

Share: