Pas deklaratës së Baton Haxhiut se Meta nuk do të betohet si president ka reaguar edhe Koço Danaj. Në rrjetet sociale politologu ka lëshuar një deklaratë të ashpër ndaj gazetarit kosovarë. “Rezidenti i shërbimit sekret serb, bashkëpuntori i Stanishiqit, Baton Haxhiu punon dhe kërkon destabilizimin e Shqipërisë”, ka shkruar Danaj në Facebook.
Analisti Baton Haxhiu teksa ka qenë i ftuar në emisionin ‘Komiteti’ në Kosovë, ka dhënë një deklaratë befasuese. Pasi ka analizuar zgjedhjet në Shqipëri dhe ka thënë se Rama nëse nuk do të ketë ndonjë projekt për bashkim me Kosovën, pas 4 vitesh mund ta shohim President ka befasuar me një deklaratë sa i takon betimit të Ilir Metës, si presidenti i zgjedhur i vendit. Ai ka thënë se posti për kreun e shtetit nuk është i zënë, dhe ka thënë se “nuk mendon se ai do të betohet.”