Home KRYESORE Në këtë natë ne u shkëputëm nga toka mëmë, Shqipëria!

Në këtë natë ne u shkëputëm nga toka mëmë, Shqipëria!

Marrë nga libri “Guri fundit i dominos(ë) të Ilir Demalia

 

 

 

 

12 korrik -13 korrik 1990

Në mëngjes një gjëndje e përzishme, megjithëse ishte dita e fundit e qëndrimit në ambasadë, arritja e momentit të ndarjes është e trishtë. Edhe pse ishim strehuar në ambasadë duke u përleshur me regjimin më të egër Stalinist të botës komuniste, prapë diçka na bënte të kalonim momente mallëngjimi, dhimbjeje. Ishte ndarja me vendin, me familjet, me miqtë me jetën tonë.

Shihje burra që mundoheshin të fshinin lotët, përqafoheshin me njëri-tjetrin, pëshpërisnin, fillonin e qeshnin me ndonjë gjë që kujtonin aty për aty bëheshin të zymtë, mendonin çdo të ndodhë me familjet e tyre… Shumë kishin lënë fëmijët, shumë nëna të vetmuara, këto të gjitha krijonin atë atmosferë të përzishme.

Ajo ditë, ishte dita më e nxehtë gjatë gjithë qendrimit tonë në ambasadë. Ndryshe nga ditët e tjera ajo ditë shoqërohej me një zagushi të llahtarshme, presioni i ulët vështirësonte dhe më tej frymëmarrjen.

Në orën 5:00 pasdite u dha urdhër që të strehuarit të mblidhen midis dy godinave, aty ku mblidheshim për çdo njoftim. Do të ndaheshim në grupe për t’u organizuar në hipjen e autobuzëve që do vinin për të na marrë për në portin e Durrësit. Filloi ndarja dhe dhënia e pasaportave. Ishte e kotë, prapë njerëzit përziheshin me njëri-tjetrin, atëherë na i dhanë ashtu grumbull dhe filloi vetëndarja e pasaportave. U bë pak konfuzion, pasi disa kishin mbiemër tjetër,

Guri i fundit i dominos

disa emrin, disa foton ndryshe me emrin e vet.

Po vinte ora për t’u larguar, po më vinte keq që po linim atë territor. Megjithëse kishim kaluar kushte të llahtarshme ato ditë, ai territor më kishte krijuar emocione sfidash, përballjesh të jashtëzakonshme për vendin dhe për veten, ashtu si dhe për të gjithë ne që u strehuam ato ditë në ambasadë. Jo gjithkush ka fatin t’i jetojë momente të tilla në jetë e aq më pak kanë fatin të jenë pjesëmarrës.

Me dy punonjës të ambasadës Gebert dhe Uwe filluam të kontrollojmë garazhdet dhe godinën e pasme, se mos kish mbetur ndokush në ndonjë cep të godinës 2. Godina e boshatisur tashmë nga të strehuarit që rrinin në oborr në pritje për t’u nisur, ishte një tmerr. Pellgje urine, tualete totalisht të mbushura me jashtëqitje, qese, letra, kartona, dyer të shtrira në tokë, pamje ku fjala trishtim nuk e përshkruante dot trishtimin e asaj pamje.

Dola në verandën e katit të dytë, nga lart pamja e 3198 të strehuarve, familjarëve, fëmijve, grave të ngjeshur pranë njëri-tjetrit të rreckosur, të uritur, të palarë dhe me një erë tmerrsisht të rëndë që kundërmonte të gjithë hapësirën. Kjo pamje ngjasonte si një shesh me gjysmë kufomash të pakallura nga regjimi komunist. Ata po dilnin nga kjo gjysmë varrosje për të dhënë sinjalin e falimentimit të regjimit të Tiranës me Ramiz Alinë që e kishin sjellë popullin e vet në këtë gjendje. Tek shikoja atë pamje lotët më rrodhën nëpër faqe. Me vinte të ulërija prej dhimbjes. Nuk doja të largohesha, nuk doja të ikja pa u rrëzuar këta që na kishin sjellë në këtë gjendje.

Asnjë regjim tjetër në historinë e Shqipërisë, as pushtuesit nuk kishte lënë pas një shkretirë të tillë morale, kombëtare, ekonomike, politike, kulturore si komunistët me sundimin e tyre, pasojat e të cilit vazhdojnë edhe sot në vitrinën pluraliste-demo(n)kratike me “pluralizëm dhe ekonomi tregu”, me trashëgimi komuniste.

Filloi ndarja në grupe 70-80 vetë për të hipur në autobuzët që tashmë kishin filluar të parkonin para ambasadës dhe gjatë gjithë

175

176

Ilir Demalia

rrugës Skënderbeg.

Diku nga ora 900 në darkë, më afrohet një djalë i ri duke qarë me një zë të mekur m’u drejtua:

-Dua të largohem, dua të dal jashtë! M’u duk e habitshme kërkesa e tij, mendova gjithë këto ditë duroi brenda tani në orën e fundit kërkon të dalë përjashta?! Dukej i tronditur… Iu drejtova: – Bëtë tërë këtë sakrificë dhe tani kërkoni të dilni jashtë?

– Po, po, dua të dal! -Përgjigjet ai duke qarë. Tek shkallët e hyrjes kryesore ishte Weigl, të cilit i thashë: – Ky njeri do të dalë përjashta!

Ai m’u drejtua: – Në qoftë se ai do të dalë nuk ka asnjë prob- lem, vetë ka ardhur dhe mund të dalë kur të dojë.

Ai përsëriste: – dua të dal! –Duke u ngashëryer. Autobuzët ishin parkuar para ambasadës, pritnin fillimin e hypjes sonë në autobuzë për në drejtim të Durrësit e cila do të fillonte së shpejti.

  1. Weigl hapi derën duke i thënë që mund të dalë. Ai hezitoi për një moment, pastaj doli. Punonjësit e sigurimit e morën dhe e hipën në një Gaz, se çfarë ka ndodhur me të nuk di asgjë.

Rreth orës 1030 tek porta e ambasadës u dukën ambasadori Werner Daum dhe përfaqësuesi i OKB-së Roxher Neild. U hap dera, filluan të hypin të parët. Pa zhurmë, me qetësi, një nga një hypnin në autobuzë. Mbasi mbushej autobuzi i parë i lironte vendin autobuzit tjetër që të ndalonte para Ambasadës, kështu vazhdoi kjo deri nga mesnata, kur kishim ngelur rreth 50 vetët e fundit. Ishim unë, im vëlla Beni, Sokol Çelia, Eva Pëllumbi me të bijën, dy motrat Mira dhe Irma Rasa me burrat e tyre Romeo e Andrea Mino, spikerja e televizionit Vilma Filaj me të ëmën dhe të vëllain dhe të tjerë që nuk më kujtohen dhe e pamundur të kujtohen 3198 të strehuarit në ambasadë.

Zhurma e motorrëve të autobuzëve të krijonte përshtypjen e

Guri i fundit i dominos

një të vdekuri që mundohej për të dalë nga varri, si diçka që donte të shkulej nga dheu në atë qetësi mortore të natës mes 12-13 korrikut 1990.

Kishte kaluar mesi i natës. Vargut të gjatë të autobuzëve nuk i dukej fundi. Ishin nisur edhe ata të francezes, italianes, grekes. Ishin rreth 120 autobuzë atë natë, në varg u nisën drejt Portit të Durrësit për të ikur drejtë lirisë apo një arratie nga vdekja.

I dhashë dorën personelit të ambasadës të cilët kishin dalë të gjithë tek dera për pëcjelljen tonë. Në fund takova zotin Daum, i dhashë dorën, u pamë për disa sekonda në sy. Kishte shqetësim në sytë e tij, por sy të kthjellët, të qartë dhe të vendosur. Me duart shtrënguar i thashë: – Ju falenderoj për të gjitha çfarë bëtë për ne, do të ju jemi mirënjohës gjithmonë!

Ai me një shikim të vendosur dhe të qartë tha: – Misioni im nuk ka mbaruar. Ju uroj fat në jetën tuaj të re.

Përgjigja ime ishte shkurt: – Faleminderit Zoti Ambasador, Zoti ju bekoftë!

Dera e autobuzit priste e hapur për të fundit të strehuar në ambasadë. Bëra pesë hapa dhe hyra brenda në autobuz. Ndjeva që sytë mu lagën. Duke parë dhe njëherë ambasadën ashtu të braktisur, u ndjeva keq…

Aty ishin të gjitha gjurmët dhe shenjat tona për 13 ditë. Ai territor me të strehuarit kishte qenë në qendër të vëmendjes së kancelarive diplomatike, organizmave ndërkombëtare, medias botërore si një sfidë e të rinjve shqiptarë në hapjen e sarkofagut komunist, bastionit të fundit Stalinist.

Rruga Skënderbeg ishte me policë dhe njerëz të sigurimit që rrinin të heshtur, asnjë lloj provokimi nga të dy anët.

Sapo autobuzi doli në rrugën e Kavajës dallova njerëz që kishin dalë për të përcjelle refugjatët. Ballkonet e pallateve ishin plot, megjithëse kishte kaluar mesnata dritat e pallateve ishin të ndezura, rrugët ishin të rrethuara me gardistë dhe ushtarë të shkollës Skënderbeg për të mos lejuar turmat t’ju afroheshin autobuzëve që

177

178

Ilir Demalia

shoqëroheshin nga makinat e trupit diplomatik, të OKB-së dhe policisë së shtetit.

Para Stabilimentit “Mihal Duri”, im vëlla dallon nënën tonë, e cila ndiqte autobuzët duke u munduar të dallonte fëmijët e saj, për t’i përshëndetur, për t’i dhënë një puthje me dorë, a veç për t’i shikuar apo ta shihnin ata!… Duke qenë se ishte autobuzi i fundit ajo u mundua të nxitojë në formë vrapimi për ta ndjekur të fundit autobuz, autobuzin e fundit, ndoshta i fundit shanc për t’i parë dhe njëherë dy fëmijët e saj, për t’i dhënë një puthje me dorë, apo thjesht, thjesht apo…pasi bëri disa metra u rrëzua! U rrëzua! U rrëzua! U rrëzuaaaaaaa! U mundua të ngrihej, ra, u mundua përsëri, nuk ngrihej dot nga pafuqia, dhimbja, dëshpërimi që nuk arriti t’i shoh fëmijët e saj!. . . . Autobuzi u largua, u përpoq dhe njëherë, ngriti kokën, vuri duart në tokë të ngrihej, u shëmb në tokë nuk mundej. U ndjeva i dobët, i pafuqishëm, po largohesha…Ime më e shtrirë, lotët ma mjegulluan pamjen, në sfokaturë dalloj dy “skënderbegas”që po mundoheshin ta ngrinin.

Ula kokën dhe ato lotët mblidheshin në fund të mjekrës dhe pikonin, më nxorrën nga kjo gjëndje duartrokitjet e të rinjve që rrinin në trotuarin e mesit në rrugën e Kavajës që përshëndetnin me frikë qytetarët e strehuar në ambasada.

Nga stabilimenti deri tek 21 dhjetori të strehuarit e ambasadës hidhnin orat, pusulla, amanete, prindërve, të dashurave, fëmijëve… Autobuzi mori kthesën për nga Zogu i Zi, ku njerëzit në rrugë ishin më të rralluar, ballkonet dhe dritaret e pallateve plot, gardhet e studentëve ushtarakë të “Shkollës së Bashkuar Skënderbeg” vazhdonin deri tek “Shkolla e Partisë Valdimir Iliç Lenin” përballë Pallatit të Sportit.

Tirana nuk flinte atë natë, përcillte në heshtje djemtë e saj. Asnjëherë regjimi nuk kishte ndjerë këtë tronditje, asnjëherë Tirana nuk u ndje kaq e vrarë shpirtërisht sa atë natë të 12-13 korrikut 1990 me një largim masiv që të kujtonte largimin e arbëreshëve për mos iu nështruar pushtuesit otoman dhe fesë së tij.

Guri i fundit i dominos

Letrat, orët, sendet e hedhura nga refugjatët ishin mesazhe, ishin një shenjë që linin pas, një falje për prindërit dhe njerëzit e dashur, të cilëve nuk i thanë dot as lamtumirë! Ata të cilët duhet të kërkonin falje atë natë dhe që nuk e kanë bërë ende sot pas çerek shekulli, ishin mbledhur për të organizuar mitingun e forcës, për të dënuar refugjatët si antishqiptarë, kusarë.

Autobuzët ecnin me ngadalë deri sa dolën në Laprakë. Prezenca e ushtrisë anës rrugës për në Durrës ishte e dukshme, jo me atë dëndësi si në Tiranë. Heshtje gjatë gjithë rrugës. Në Kashar ndaluan autobuzat. Në fillim njerëzit u trembën, nuk dinim çfarë kishte ndodhur… shumë menduan se na kishin përgatitur ndonjë kurth! Heshtja, nata, ndalesa pa asnjë dijeni, të gjitha këto për disa minuta u bënë të frikshme. Shpejt gjendja u sqarua, autobuzat kishin ndaluar pasi vargu i gjatë i tyre ishte bllokuar në hyrje të Durrësit. Na njoftuan se do të niseshim shumë shpejt. Pas jo më shumë se 10-15 minutash autubuzat filluan të lëviznin.

Kur autobuzi ynë u afrua tek ura e Dajlanit, aty ku ndahet rruga për në plazhin e Durrësit dhe me Qytetin e Durrësit, u ndalua përsëri. Dukshëm binte në sy rrethimi i portit të Durrësit me ushtri. Autobuzi lëvizte ngadalë për tu futur në port nga hyrja, nga ana e plazhit, aty nga ku hyjnë sot kamionët për në port, jo nga ku ka qenë hyrja kryesore në qytet, përballë hotel Vollgës.

Dy gardhe ushtarësh të armatosur deri tek sheshi ku ishin ankoruar tragetet kishin rrethuar portin. Autobuzi ndaloi. Zbritëm, përballë goja e hapur e hambarit të tragetit ku do të futeshim. Ata që kishin mbërritur më parë kishin hyrë brenda. Sheshi ishte i errët, pa ndriçim, nga hambarët e tragetit vinte ndriçim i zbehtë. Zbritëm, binte në sy Staffan de Mistura që drejtonte këtë operacian. I prerë dhe i vëmëndëshëm në çdo lëvizje.

Zëra që thërrisnin njëri-tjetrin: – O Landi, mua më kanë dhënë pasaportën e dikujt tjetër, çare bojnë këta kështu mër jahu!

Landi i përgjigjej: – O trap po çare halli ke ti për pasaportë, shef ti që po të ndalo njeri me hy mrena në traget a po të kontrollo

179

180

Ilir Demalia

njeri? Ik e trap ne futu mrena, ja që mos njeli merak unë temen po e hudh në det të ja lej këtyne peshqesh!

Tjetri: – Mirë e ke ti Lando, je i modh, po s’e di çare mutin dua edhe unë, sikur i kom kërku pasaportë una këtyne!

Dëgjoheshin lloj- lloj emrash, kërkonin njëri-tjetrin, shokë, familjarë.

– O Niku, nuk di ka më hiku gruaja me kalamojt?! Niku përgjigjej -Po aty e ke me trap, ke trageti tjetër se ne të gjermones nuk na merr dot njoni, ne kështu na kan da me ato të francezit, kur të sosim në Brindisi do puqmi prap bashkë!

Të fundit që do të hynim në traget para hyrjes ishim unë, Beni im vëlla, Sokol Çelia, Eva Pëllumbi me të bijën, Romeo, motrat Irma dhe Mira Rasa, Vilma Filaj me të ëmën dhe të vëllain, e disa të tjerë.

Xhironin me kamera dy operatorët e RTV-së, Arben Çeku dhe Ardian Faja.

Kisha mbledhur duart kryq dhe po rrija, po vështroja rrethimin tonë, pafuqinë dhe mllefin e njerëzve të sigurimit që ishin 15 metra larg hyrjes së tragetit. Disa prej tyre m’u drejtuan: O qorr! O ndyrësirë! O…. . Nuk iu përgjigja, ndjeva neveri.

Zv/ministri i brendshëm Ilir Mustafaraj, i tha diçka, ata pushuan, pastaj m’u drejtua:- O Ilir, po ik futu brenda tani mos provoko njerëzit! Bëre ç’bëre këtu po të paktën mbyll gojën andej nga të shkosh!

Heshta, nuk fola, rrija, ashtu me duart e mbledhura në gjoks. Ndjeva një moment sikur këmbët më ishin ngulur në tokë…

Ju ktheva: – Po nuk e ke marrë vesh që për atë punë po iki, nuk ma mbyllni dot më gojën.

U afrua një nga oficerët e OKB-së dhe na u drejtua se duhet të hynim brenda.

Në moment që po bëhesha gati për të hyrë në traget, aroma e detit më flladiti me afshin e ngrohtë, po më merrte në gjirin e saj: “Drejt Perëndimit”. Mendova nënën, përballë kisha sampistët që

Guri i fundit i dominos

më shanë pak minuta më parë, unë nuk dija, ajo ishte ende e shtrirë, në spital, e… Im vëlla më kapte nga krahu që të hipnim në traget, nuk lëvizja.

Sipas traditës së lashtë kristiane, “toka ku prehen viktimat e pafajshme është e shenjtë”. Më kaloi para syve e gjithë golgota shqiptare e vrarë, e masakruar, e torturuar, e djegur, nga rregjimi komunist shqiptar. Sa e sa njerëz të dijes, kulturës, patriotizmit, të rezistencës antikomuniste ishin nën atë tokë? Nëpërmend më erdhën fjalët e Patër Anton Harapit, në fjalën e fundit kur iu dha dënimi me vdekje: “Na jem ma të fortë nën dhe se ju mbi dhe!” Këto fjalë më bënë të ndjehem shumë, shumë i vogël përpara asaj armate që ishte nën dhe si themel i kësaj Shqipnie, që i masakruan, i varrosën të gjallë, i mbytën nëpër gropa ujrash të zeza, i bënë në atë mënyrë që asnji pushtues në historinë e Shqipërisë nuk ka bërë çfarë kanë bërë komunistët shqiptarë me ajkën e dijes, të kulturës, me luftëtarët e maratonomakët e pavarësisë, me shkatërrimin e binasë kombëtare të ngritur nga këta fatosa. Me dhimbjen dhe ndjesën brenda meje u ula, putha tokën ku preheshin gjithë viktimat e pafajshme, e putha përsëri, përsëri, përsëri…u çova, me duart lart nga qielli, në lutje Zotit, ju drejtova njerëzve të sigurimit, ushtrisë, policisë: Mirupafshim atdhe, kur të vimë me Shqipëri të lirë!.

U futa në traget, porta filloi të mbyllej, hambari i makinave ishte plot me refugjatët që mernin shkallët që të nxirrnin lart në kuvertë, në restorantin e madh dhe në gabinat. Hipa lart. Pjesa më e madhe kishin dalë në kuvertë. U hoqën litarët, anija lëvizi rëndë. U shkëput nga limani i portit të Durrësit, filloji të lëvizë rëndë sikur nuk donte të shkëputej nga toka. Pas gjysëm ore filloj të venitej ndriçimi i zbehtë i qytetit, toka shqiptare nuk dukej më. Ishim në mes të detit, kudo errësirë.

Po ikim! Dëgjoheshin ngashërima, qarje, qeshje, thirrje! Refugjatët ishin në kuvertë. Disa rrinin, bisedonin, të tjerë drejtoheshin nga restoranti, ku kishte filluar ndarja e ushqimit, disa vinin me ushqim përjashta,

181

182

Ilir Demalia

vinin, shkonin… Ndejta rreth një orë vetëm në kuvertë. Në mendje më kalonte e gjithë jeta, më krijoheshin imazhe ngjarjesh, takimesh, familja, miqtë.

Terr, anija linte mbrapa shkumën e bardhë si një qefin të vdekuri…

Ushtima mbytëse e motorëve në qetësinë e natës, shkuma apo qefini, qefin-shkuma pra ushtima, apo vrasja, të vrarët… jo ata, vrasësit, vrastarët, me ushtimë mbytëse, po jepnin shpirt për mosvrasjen e fundit, të fundit vrasje! Jo nuk ishte e fundit në fundin e vazhdimsisë pa fund, ende sot….

Hëna ishte në ditët e para të saj, gjithmonë hëna në këtë formë të harkuar nga brenda me ka kujtuar simbolin e perandorisë osmane, që për 500 vjet e ktheu fatin tonë në mënyrë tragjike nga Lindja. Atëherë me myslimanizimin e shqiptarëve, në 45 vjetët e fundit me komunistizimin e shqiptarëve. Edhe arbëreshët edhe ne refugjatët kishim një gjë të përbashkët, i drejtoheshim Perëndimit, pasi nuk largonim dot Lindjen nga trojet kombëtare.

Simfonia e valëve në atë qetësi nate-agimi të 13 korrikut në mes ujrave të Adriatikut, më bëri instiktivisht të filloj të këndoj nën zë këngën aq të dashur për mua: “Moj e bukura More!”

Moj e bukura More. Si të lashë e më s’të pashë ? Atje kam unë zotin-tatë. Atje kam unë mëmën time.

Pesëqind vjet më parë shkaktarët e zhvendosjes së shqiptarëve nga trojet e tyre vinin nga Lindja, gjysmë hëna, ishin turçelitë mina- ret e Lindjes. Edhe në këtë natë ishte Lindja, nga komunizmi ortodoks lindor me komunistët shqiptarë. Të parët pushtues. Të dytët vendas pushtues. Ndjeva trishtim. M’u kujtua figura e mitologjisë greke Anteu, të cilit ju largua fuqia kur u shkëput nga toka! Në këtë natë ne u shkëputëm nga toka mëmë, Shqipëria!

Guri i fundit i dominos

Mallkim! Në pastë vëluar qielli mënxyra, I ruajtë gjer sa mëkatet tuaja, Të piqen e pastaj të t’i vërtitë. Ty, që i ke prishur qetësinë botës, Të breftë shpirtin krimbi i zi i ndërgjegjes!… Skllav i natyrës dhe bir i ferrit, Ti turp i barkut të së zezës nanë!

Ky mallkimi që i lëshoi mbretëresha Margaritë Glosterit në aktin e parë tek Rikardi III më erdhi në mendje.

Ata të cilët e krijuan këtë gjendje ndaj popullit të vet, janë turpi i barkut të së zezës Nënë, Shqipërisë. Komunistët shqiptar.

Fillova të ndjeja të ftohtë. Vinte nga lodhja, sytë nuk po shikonin më, e ndjeva që kisha nevojë të shtrihesha. Shkova në një kabinë ku ishte im vëlla me disa miq dhe u shtriva. Nuk kam ndjerë më asgjë deri kur më zgjuan në mëngjesin e datës 13 korrik 1990, sirena, të thirrura…

Në fillim nuk po kuptoja, mendova se jam në ëndërr. U çova, sirenat sa vinin e bëheshin më të forta. U ngrita ashtu i përgjumur, dola në kuvertë, të gjithë kishin dalë në kuvertë. Sirena e anijes, helikopterë, anije luftarake të Italisë me flamurin e OKB-së bënin shoqërimin tonë drejt brigjeve të Italisë. Tashmë kishim hyrë në ujrat ndëkombëtare. Mëngjesi më i bukur dhe më i kthjellët në jetën time ku ndjeva aromën e LIRISË, e preka atë, isha I-LIR. Ishim të lirë. . .

Nga anija u lëshuan një tufë pëllumbash të bardhë, refugjatët brohorisnin Liberta! Liberta! Përqafoheshin, qanin, qeshnin. Ekuipazhet e anijeve luftarake pranë nesh kishin dalë në bordin e anijeve dhe na përshëndesnin, helikopterët mbi kokat tona dhe duke i rënë sirenave në mënyrë të vazhdueshme. Për rreth tre orë lundruam në këtë ekstazë lirie derisa u dukën brigjet e Italisë, Brindisi.

183

184

Ilir Demalia

Brindisi, 13 korrik 1990

Përpara se t’i afroheshim Brindisit anija “Espresso Grecia” i ra tre herë sirenave. Lajmëronte mbërritjen, por edhe triumfin e një operacioni ndërkombëtar në largimin e 5200 të rinjve nga sarkofagu i fundit komunist i Europës.

Dy rimorkiatorë iu afruan tragetit tonë “Espresso Grecia” për ta shtyrë drejt bankinës së portit të Brindisit. Binte në sy porti me rrethim policor për sigurinë e refugjatëve. Jashtë portit qytetarët e Brindisit që ishin mbledhur për t’i uruar mirseardhjen refugjatëve. Të gjithë ishin grumbulluar në kuvertën e anijes me thirrjet Liberta! Liberta! Oshëtiu Brindisi, jo vetëm nga emigrantët, por edhe nga qytetarët e Brindisit që ishin grumbulluar jashtë portit. Thirrjet e atyre që kishin dalë nga ferri komunist dhe të qytetarëve të Brindisit që i uronin mirëseardhjen në liri, me thirjet LIBERTA, ngjiteshin në qiellin e kaltër të Italisë.

U ndje tronditja kur anija takoi betonin e portit, si një tronditje që lajmëronte zgjimin, daljen nga zgafellat e një vendi të harruar nga Europa, në qendër të Europës, e cila, duhej të ndjehej e fajshme për heshtjen e saj për gati 50 vjet ndaj regjimit terrorist shqiptar për hir të interesave të tyre.

Refugjatët zbresin poshtë në hambarin e makinave për të pritur hapjen e portës. Hapja e saj me ngadalë, duke u futur në fillim një rreze drite ngadalë-ngadalë, më pas ndriçimi u bë i plotë, para njerëzve të Kryqit të Kuq, gazetarëve, karabinierisë italiane, u duk një turmë e rreckosur, e sfilitur, e paushqyer, të zbathur, të palarë, me erë të rëndë, me lëkura të djegura nga qëndrimi jashtë në ambasada. Shenjat e djegura në vishnje që paraqiten në rast zgjebeje ishin të dukshme, filluan të dalin ashtu me dy gishtat lart në forme V- je dhe me thirrjet liberta. E para doli vajza që kishte lindur në

Guri i fundit i dominos

ambasadë, Liberta. Ajo u morr me shpejtësi nga njerëzit e Kryqit të Kuq që e dërguan me urgjencë në spital. Pas saj barela, ambulanca që merrnin të dëmtuarit, të pamundurit…

Kryqi i Kuq kishte ngritur çadra me ushqime dhe veshmbathje. Ndjehej keqardhja e gazetarëve dhe e njerëzve të Kryqit të Kuq në sytë e tyre kur shihnin atë pamje të mjerueshme të atyre njerëzve si gjysmë kufoma të pakallura në dhe.

Refugjatët shkonin të merrnin kafe, ndonjë shishe ujë, sand- wich-e, coca-cola që ishte një gjë e paprovuar nga ata më parë, hidhnin plaçkat dhe vishnin rrobat që kishte sjellë Kryqi i Kuq. Të veshur ashtu me rrobat e reja dhe të palarë, të raskapitur, jo vetëm nga ato ditë në ambasadë, por edhe nga një jetë e gjatë nën një regjim dehumanizues kriminal, të krijohej një ndjesi dhimbjeje deri në asht. Shihej qartë kjo keqardhja, dhimbje në sytë e shndritshëm prej lotëve që mundoheshin t’i fshihnin apo fshinin gazetarët dhe njerëzit e Kryqit të Kuq kur përballeshin me atë pamje të mjerueshme të atyre njerëzve si gjysmë kufoma të pakallura në dhe.

Filluan të japin intervista mediave botërore që ishin të pranishëm, italishten një pjesë e madhe e flisnin mirë. Ashtu si dhe në Tiranë kur erdhën gazetarët e huaj në kangjellat e ambasadës, edhe këtu, u panë të japin intervista Abdulla Sallaku, Gëzim Peshkopia, Parid Derani, Avni Aliko e shumë të tjerë. Aty u përziem të strehuarit e ambasadave gjermane, italiane, franceze.Takova aty Agim Kubatin, komshiun tim, me Valer Dyrsin që e njihja që në adoleshencë. Të dy kishin qenë në shkollën e gjuhëve të huaja në të mesme për frengjisht, të dy të strehuar në ambasadën italiane. Dyrsi e kishte të emën ruse, në fundin e viteve ‘70 i arrestuan të dy, të emën për agjitacion e propagandë, Valerin që ishte 20 vjeç, pak më vonë, për tentativë arratisjeje dhe agjitacion e propagandë. Nënë e bir ishin dënuar me nga 10 vjet burg në të njëjtën kohë. Valeri ishte liruar 9 muaj përpara se të hynte në ambasadë. Djalë mjaft inteligjent, piktor dhe fliste 3-4 gjuhë të huaja, ku zotëronte italishten, frengjishten, dhe rusishten. Njeri kurajoz dhe rebel për kohën. Nuk

185

186

Ilir Demalia

është e moralshme kur përsëritet shpesh, se në ambasada nuk ka pasur njerëz intiligjentë dhe kundërshtarë politik të regjimit si të persekutuar politik! Unë numërova ata që njoh gjatë faqeve të këtij libri, por jam i sigurt që ka dhe shumë të tjerë. Në qoftë se bëhet fjalë për inteligjencën e nomenklaturës, ata kishin mision tjetër, demo(n)kratizimin e Ramiz Alisë dhe nuk mund të përkrahnin qytetarët e thjeshtë të cilët i dhanë goditjen më të fortë regjimit në atë moment.

“Episodi i ambasadave, i cili ngriti opinionin publik ndërkombëtar si kurrë ndonjë herë më parë kundër regjimit shqiptar, dëshmonte një mosbesim të thellë ndaj qeverisë dhe ishte shenjë dramatike e hendekut të thellë që ndante nomenklaturën nga masat. Ai ishte jo vetëm një goditje e rëndë për Partinë e Punës nga, e cila ajo kurrë nuk e mori dot veten, por edhe dëshmi e qartë se regjimi, megjithë natyrën e tij thellësisht shtypëse, nuk ishte i pamposhtshëm” 54

Trenat për të marrë refugjatët e Gjermanisë kishin mbërritur në port. Ata të Italisë do të largoheshin me autobuza, ndërsa të strehuarit e ambasadës franceze nuk zbritën fare në tokë, me anijen “Orient Star” ata vazhduan për në Marsejë. Vazhdoi për disa orë kjo gjendje, duke dhënë intervista, duke ngrënë, pirë kafe, ujë. Qytetarët e Brindisit jashtë portit rrinin aty gjatë gjithë kohës duke përshendetur. Takoheshin ata të italianes me të gjermanes bashkë deri sa erdhi momenti që duhet të ndaheshin përsëri. Të strehuarit e italianes në drejtim të autobuzave, të gjermanes për në vagonat e trenit. Pas rreth 3 orësh filloi hipja në tren. U nisëm nga Brindisi drejt Gjermanisë afër muzgut.

Trenat lëviznin ngadalë, refugjatët të gjithë nëpër dritaret e trenit, donin të shikonin gjithçka, mos i shpëtonte asnjë detaj, i dukej çudi, e pabesueshme, po lëviznin në botën e ndaluar, imagjinuar, dëshiruar gjatë gjithë jetës, tashmë kishin dalë nga bunkeri i regjimit stalinist shqiptar. Treni ndalonte shpesh, pasi kishte krijuar problem edhe

  1. Elez Biberaj, “Shqipëria në Tranzicion”, IND, Tirane 2011,fq. 87-88

Guri i fundit i dominos

për gjatësinë e tij edhe se ishte jashtë internerarit të zakonshëm të lëvizjes së trenave. Udhëtimi nga jugu në veri nëper alpet e Italisë edhe pse natë, dallohej një botë tjetër nga dritaret e trenit, e paqshme si natyrë, e ndriçuar si civilizim. Kalonim me radhë pranë qyteteve Bari, Bolonja, Milano, etj. Në Bazel të Zvicrës arritëm në mesditën e 14 korrikut 1990. U ndaluam për rreth 2 orë. Refugjatët dolën në plate, stacioni ishte i rrethuar me polici për sigurinë e refugjatëve. Një grup shqiptarësh të Kosovës kishin dalë me fotografi të Enver Hoxhës duke thirrur: Enver Hoxha! Enver Hoxha! E dija që Zvicra kishte shumë Enveristë nga trojet shqiptare të Kosovës, kam menduar vazhdimisht rreth kësaj dashurie të shqiptarëve të Kosovës për Enver Hoxhën, më shumë se dashuri për personin ka qenë një mbështeje tek shteti amë. Sigurimi i Shtetit Shqiptar duke shfrytëzuar injorancën e këtyre njerëzve dhe dashurinë romantike, folklorike për shtetin amë i përdorte këto grupe kundër të arratisurve nga Shqipëria për informacion në shërbim të Sigurimit shqiptar nëpërmjet rekrutimit dhe financimit nga misionet diplomatike shqiptare, jo vetëm në Zvicër, por në gjithë Europën e deri në Amerikën e largët sidomos në New York me organizatat e “lëvizjeve” kosovare, të cilat kishin marrëdhënie me missionet shqiptare. Në Europë të hapura, ndërsa në New York më të kamufluara nga organizata të lëvizjes kosovare që drejtoheshin nga shqiptarë të arratisur nga regjimi komunist, por të kompromentuar nga misioni dhe shteti shqiptar më vonë. Një ditë në qoftë se do të hapen dosjet duhet të hapen edhe ato të drejtorisë së katërt në Ministrinë e Jashtme për emigracionin, për të kuptuar më shumë rreth tentakulave të shtetit shqiptar në diasporë dhe atyre që i shërbyen fshehur apo hapur regjimit komunist. Shërbimi i tyre në botë të lirë është shumë më i rëndë dhe më imoral se i atyre që u rekrutuan nën shtrëngim dhe deri duke i mbajtur në arkivol për të firmosur bashkëpunimin. Të gjitha këto duhen denoncuar. Së pari, mekanizmi dhe njerëzit e sigurimit, të hetuesisë, misioneve diplomatike që kryenin rekrutimin, pas tyre dhe të rekrutuarit që akoma nuk kanë kurajon të pastrojnë veten duke

187

188

Ilir Demalia

ngelur peng edhe sot i rekrutuesve.

Ndalesa në Bazel u shoqërua me një incident midis shqiptarëve të dalë nga regjimi stalinist shqiptar dhe sipmpatizantëve të tij shqiptar të Kosovës.

Dikush nga të strehuarit hyri në një nga kabinat e stacionit dhe nga qendra fonike lajmëroi: ”Në Tiranë sapo kanë vrarë Nexhmie Hoxhën!”Oshëtinë të gjithë altoparlantët e stacionit, thirrjet: Urraaaaaaa! Urrraaaaaaa! Enver-Hitler! Liri-Demokraci! Poshtë Komunizmi! Në anën tjetër matanë gardhit të policëve nga shqiptarët e Kosovës filloi kënga “Enver Hoxha TUNGJATJETA!” Refugjatët shpërthyen gardhin e policisë, ashtu të raskapitur u sulën kundër enveristëve kosovarë me grushta, me shkelma për rreth 10 minuta një përleshje midis shqiptarëve për Enver Hoxhën! Me urgjencë erdhën forca shtesë policie që ndanë përleshjen midis shqiptarëve. Larguan nga stacioni shqiptarët e Kosovës dhe disa prej tyre u panë të lidhur, duke u futur në makinat e policisë.

Një urdhër i prerë nga megafonët e stacionit që refugjatët duhet të hipnin urgjentisht në tren.

Në këtë kohë që ndodhte përleshja në Bazel midis refugjatëve dhe shqiptarëve emigrantë të Kosovës, në Tiranë po kryhej mitingu për dënimin e refugjatëve në sheshin Skëndërbej. Ky miting turpi do të mbahet mënd, jo vetëm për shtetarët që e organizuan, jo vetëm për organizmat ndihmëse të shtetit në mënyrë të veçantë ajo e rinisë, jo vetëm për “intelektualët” që morën pjesë e folën në atë MORT, por edhe për ata intelektualë që nuk thanë një fjalë të denonconin këtë mort a të përkrahnin aktin e “gavroshëve” në diskretitimin që i bënë regjimit. Ai shesh atë ditë u mbush, nuk ishin pak, rreth 70-80 mijë vetë në një kryeqytet me 200 mijë banorë, minus 5300 të ikur një natë më parë. Më vonë kur kam pyetur shumë njerëz të artit, kineastë, artistë rreth pjesëmarrjes në atë miting, më janë përgjigjur se ishin të detyruar dhe i kishin marrë firmat duke i kërcënuar se do t’i largonin nga puna ata që nuk merrnin pjesë në miting.

Guri i fundit i dominos

Justifikimi i intelektualëvë se i kërcënonin me heqjen nga puna duke i marrë firmat me “zor” dhe pjesëmarrja në atë miting e qytetarëve, pritja me duartrokitje e udhëheqjes së partisë tregon qartazi mjerim intelektual, dobësinë shoqërore.

Lind pyetja: Çfarë influence patën intelektualët në këtë moment si rol i ndërgjegjësimit të shoqërisë me pjesëmarrjen e tyre, organizimin për të thënë të vërtetën dhe jo vetëm, por edhe për ta inkurajuar atë në lidhje me denoncimin e krimeve dhe shkatërrimit ekonomik, kulturor, social nga regjimi komunist? Si pjesë përfaqësuese e strukturave dhe propagandës së rregjimit komunist. Ata sot mundohen të “justifikohen”, kjo gjë nuk justifikon qëndrimin e tyre dhe më keq veprimet as në takimin me Ramiz Alinë tre javë pasi ishin larguar të strehuarit në ambasada. Ata u treguan apatikë, të squllur, pa kurajo, pa vizion, frikacakë se mos humbnin vendin e punës, në një kohë që vendi ishte zhytur në mjerim dhe kishte filluar hemoragjia e ikjes së rinisë shqiptare si gjendje e padurueshme kundër regjimit. Intelektualët mund të përdorin sot argumente të ndryshme, por qëndrimi i tyre në ato momente pa kurajo për të luajtur rolin që ka intelektuali në shoqëri e në veçanti në momente kryqëzimesh e kthesash historike, është i pajustifikueshëm dhe i pamoralshëm.

Në lidhje me takimin e R. Alisë me intelektualët në gusht 1990: “Mbledhja i dha një goditje të rëndë besueshmërisë së intelektualëve që ishin për reforma. …paaftësia e intelektualëve për të mbështetur qartë pluralizmin politik i dha regjimit një fitore propagandistike, të përkohshme, vërtet, por për të shumë të nevojshme. Funksionarët tani mund të pretendonin se intelektualët e kishin hedhur poshtë idenë e sistemit shumëpartiak. Pozita e Alisë ishte dobësuar shumë pas ngjarjeve të korrikut. Tani duhej të përballej me probleme nga të gjitha anët: gjendja e brendshme po keqësohej dita-ditës, presioni i jashtëm po shtohej dhe drejtimi i partisë dhe i shtetit po kritikohej përherë e më fort. Ndërsa shumë punëtorë dhe studentë ngriheshin hapur kundër komunistëve,

189

190

Ilir Demalia

intelektualët, të cilët kishin jetuar me frikë kohën e Enver Hoxhës, ende ngurronin të kundërshtonin sistemin nga frika se mos qeveria hakmerrej dhe ata humbnin pozitën e tyre në shoqëri”55

Shumë prej këtyre intelektualëve, qytetarëve që ishin në përkrahje të regjimit në atë shesh e që dënuan aktin e “gavroshëve”, duke pritur me duartrokitje daljen e Xhelil Gjonit, kryeministrit Adil Çarçani e gjithë shpurës së sejmenevë të regjimit me përfaqësuesin e rinisë Lisien Bashkurti e të tjerë, i gjen sot në tribunat e “demokracisë” duke dhënë leksione për demokracinë në instucionet e shtetit demo(n)kratik, në organizmat e të drejtave të njeriut, të persekutuarve politik, ku nuk i gjen, e ku nuk i sheh…Ja pra pse edhe ende sot jemi në rrethin vicioz të manipulim simulimit politik, historik, kulturor.

Shpesh i kam bërë disa pyetje vetes: Po sikur dikush, apo disa, të bënin thirrje kundër regjimit në atë shesh, a do të ndodhte ajo që ndodhi në Bukuresht me Çausheskun? A do të kishte pasur një përmbysje të regjimit në atë moment? A do kishte ndodhur gjakderdhje? A do të ishte ndryshe postkomunizmi në Shqipëri? Çfarë do të ndodhte për atë që nuk ndodhi?

Mund të bëjmë spekullime sa të duam, por një gjë e dimë të sigurtë, në një kohë që shteti komunist ishte i trembur dhe vetë mosdalja e Ramiz Alisë në atë miting e tregoj këtë, fatkeqsisht populli ishte edhe më i trembur dhe i nënshtruar për të reaguar në një mo- ment kur regjimi tashmë ishte mëse i diskretituar para opinionit të brendshëm dhe atij të jashtëm.

Qeveria u mundua me këtë miting të shuante zjarrin e ndezur nga “gavroshët” e ambasadave të nesërmen e ditës së largimit të tyre. Reaksioni që krijoi kjo ngjarje ishte diskretituese për qeverinë, në këtë mënyrë ata organizuan këtë miting për të treguar forcë nëpërmjet kërcënimit. Jo rastësisht në krye të këtij mitingu, u çfaq Xhelil Gjoni, i ardhur si “dorë e fortë”nga Ramiz Alia. Ai do të

  1. Elez Biberaj , “Shqipëria në Tranzicion”, IND, Tiranë 2011. fq. 94

Guri i fundit i dominos

deklaronte në këtë miting: “Disa njerëz pa ideale e pa moral, të mashtruar apo naivë, duke shkelur mbi gjakun dhe eshtrat e martirëve, duke njollosur emrin e nderuar të Shqipërisë, me sjelljet e tyre u shërbejnë drejtpërdrejt planeve të armiqve, të cilët duan të na sjellin përsëri borgjezinë dhe bejlerët e përmbysur. Armiqve tanë u themi njëzëri: Shqipërinë dhe pushtetin popullor nuk e tundin jo më disa njerëz të çoroditur që braktisën kusarisht atdheun, por kushdo qoftë. Ata s’janë Shqipëria, ata s’janë populli”.

Duke iu kthyer ngjarjes së ambasadave vite më vonë, Xhelil Gjoni në një intervistë në gazetën shqip thotë: “Ai miting luajti rol shumë të rëndësishëm, sepse stabilizoi situatën pasi kundërshtarët kishin marrë revansh dhe me atë miting ne iu treguam se nuk ishte aq e lehtë të ecnin në rrugën e menduar, pasi ne ishim ende të fortë”

Xhelil Gjoni dhe e gjithë shpura e sejmenëve intelektualë të Xhelil Gjonit janë ende të fortë, e tashmë edhe më të fortë, të fuqishëm ekonomikisht, fëmijtë e tyre janë në të gjitha strukturat e shtetit demo(n)kratik. Djali Xhelil Gjonit gjatë këtij tranzicioni ka qenë zyrtar i lartë i ministrisë së jashtëme me demokratët e me specializime

Mitingu në sheshin Skënderbej drejtuar nga Xhellil Gjoni më 14 korrik 1990.

191

192

Ilir Demalia

jashtë, me socialistët ministër i brendshëm dhe sot Ambasador i Republikës së Shipërisë në Zvicër. Kjo është demo(n)kracia!

Më 14 korrik 1990 gazeta italiane “Republika” në faqen e saj të parë paraqet një foto të shqiptarëve duke dalë nga tragetet në Brindisi një ditë më parë me titull: “Në Itali mbërrin një popull fantazmash” me nëntitull: “Janë shqiptarët që shpërthyen ambasadat, e para ikje masive që vuri në krizë sistemin komunist, duke detyruar t’u lejonte arratinë drejt Italisë. Mbërrijnë të sfilitur përballë një bote që deri dje nuk e dinin që ekzistonin…. ”

Mbërritja në Brindisi.

Share: