Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Kalimi nga diktatura ne demokraci realizohet nepermjet nje faze tranzicioni. Ky tranzicion midis dy sistemeve karakterizohet nga kaosi.
Ne tranzicionin kaotik nga diktatura ne demokraci bashkejetojne ne menyra nga me asimetriket te keqijat me te medha te te dy sistemeve. Nga ndeshja e ketyre dy te keqijave varet zgjatja e tranzicionit dhe fati i demokracise.
Kaosi eshte nje gjendje e atille ne te cilen ekzistojne premisa nga me kontradiktoret qe perplasen midis tyre. Beteja zhvillohet midis moralit dhe imoralitetit, midis lirise dhe dhunes, midis pasurise dhe mjerimit, midis diturise dhe injorances, midis lumturise dhe deshperimit, midis endrrave iluzive dhe realiteteve zhgenjyese, midis bukurive dhe shemtirave, midis madheshtive dhe poshtersive, midis komikes dhe tragjikes…
Njerezit ne gjendjen kaotike ngjajne trupa pa koke ose koka pa tru, pasi e humbin shpesh orientimin. Ne vend te veshtrimit perpara behen nostalgjik te se kaluares. Ne vend te lirise vleresojne diktaturen. Ne vend te prosperitetit cmojne mjerimin. Ne vend te diturise ngrejne injorancen. Ne vend te lumturise nxitin deshperimin. Ne vend te endrrave shpresedhenese zhyten ne realitetet e perdhosura. Ne vend te bukurive vleresojne shemtirat. Ne vend te madheshtive cmojne te ultat. Ne vend te humorit te shendetshem ushqejne tragjiken vdekjendjellese.
Gjendja kaotike eshte nje udhekryq pa semafor. Ne kete udhekryq e keqja i ze prite kujtdo, kurdo dhe ngado. Nga kaosi ndjehen te gjithe te kercenuar, te perkoheshem, te cvleresuar. Nga kaosi ndjehen te gjithe pa te ardhme.
Fatkeqesi e madhe eshte kur ne kryqezimin pa semafore qendron nje udherrefyes pa busull, i cili ne vend qe t’i hape rruge njerezve i perplase ato ndermjet tyre. Udherrefyesit pa busull ne kryqezime jane me te keqij se vete kryqezimet pa semafor. Udherrefyesit pa busull prodhojne vete kaos.
Udherrefyesit ne kryqezimet kaotike jane ata qe marrin persiper te udheheqin popujt nga diktatura ne demokraci. Perpara se te marrin persiper rolin e udherrefyesve te popujve ne kete kryqezim pa semafor udheheqesit lypet parasegjithash te pajisen vete me busull.
Ne gjendjet kaotike, ne popujt e c’orientuar, ne kryqezimet pa semafor dhe me udherrefyes pa busull tranzicioni mund te tejzgjatet, pra te keqijat e dy sistemeve, diktatures dhe demokracise mund te bashkejetojne pambarimisht. Fundin e kesaj bashkejetese midis te keqijave askush nuk mund ta parashikoje.