Që prej kohës kur Partia Socialiste erdhi në qeveri e vetme ajo filloi menjëherë me spastrimin nga administrata të përfaqësuesve të LSI-së.
Pas disa ndryshimeve në disa prej institucioneve të rëndësishme, “fshesa” ka prekur edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Zëvendës drejtorit, Flobens Dilaveri, i cili njihet si përfaqësues i LSI-së i është kërkuar dorëheqja nga drejtoresha e këtij insitucioni, Vasilika Vjero.
Dilaveri ka vendosur ta pranojë kërkesën për të dhënë dorëheqjen nga ky post, duke bërë që institucioni i tatimeve tashmë të mbetet i gjithi në duart e socialistëve.
Fillimisht spastrimet nisën me drejtorët teknikë të PD, të cilët u emëruan pas marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha. Një rast konkret është ai i drejtorëve te Burgjeve dhe Hipotekës, të cilët u zëvendësuan nga ish- kandidatë për deputetë, apo mbështetës të PS.
Është fjala për Arben Çukon, i cili u emërua në krye të drejtorisë së Burgjeve dhe Blerina Doracaj, drejtoreshë e Hipotekës, e cila në zgjedhje renditej e 26-ta në listën e qarkut të Tiranës për PS./360grade.al/