Home KRYESORE Këshilli Bashkiak mblidhet sot për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë,...

Këshilli Bashkiak mblidhet sot për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë, reagimet e këshilltarëve

Sot në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak për të shqyrtuar rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Sjellim në vëmendje që çmimi i ujit në Tiranë kërkohet të rritet nga bashkia nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset.

Veliaj ka theksuar se kjo rritje do t’i kushtojë xhepave të qytetarëve më pak sesa çmimi i një gazete. “Ne na duhet të marrim një kredi në rastin e një reforme që do sillte ujë 24 orë. Duhen 220 milion euro, e pamundur të të financojë njeri kur nuk ke të ardhura”, u shpreh Veliaj.

Kjo kërkesë për rritje nuk është pritur mirë nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të LSI-së dhe PD-së.

Ndërsa Leonard Olli ka theksuar se kjo është një akt abuziv i pastër në vjedhje sërish të qytetarëve të Tiranës dhe nga ana tjetër një megaaferë korruptive,

“Kjo e rritjes së tarifës së ujit të pijshëm që në gjykimin tonë njëzëri u konsiderua si një akt abuziv i pastër në vjedhje sërish të qytetarëve të Tiranës dhe nga ana tjetër një megaaferë korruptive, sikundër është kalimi i fondit prej 60 milionë eurosh për ndërtimin e shkollave me partneritet Publik-Privat”- tha kreu i këshilltareve te PD, Leoard Olli.

Madje një ditë më parë këshillatarët i kërkuan Erion Velijat dëgjesë publike, e cila u zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Gjatë dëgjesës publike, Anëtarë të LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë denoncuar emra oligarkësh që sipas tyre vjedhin ujin e pijshëm me anë të lidhjeve të paligjshme.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Endrit Braimllari tha se LSI disponon emra konkret të biznesmenëve që vjedhin ujin e pijshëm dhe si rast përmendi deputetin e PS-së Xhemal Qefalia.

“Jemi këtu për të ndjekur hap pas hapi për sa i përket oligarikës, pasi nuk do lejojmë jo vetëm si anëtarë të Këshillit Bashkiak që të rëndohet barra ekonomike e qytetarëve të Tiranës. Kemi kërkuar që të ndërpriten lidhje të paligjshme të olikarisë. Ka lidhje të paligjshëm si rasti i Xhemal Qefalisë, që ka lidhje të paligjshme në bizneset e veta. Ne do bëjmë opozitë parimore, institucionale dhe jemi me këmbë në tokë. Kemi kërkuar diferencim të familjeve në nevojë”, tha Braimllari.

Më tej pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia ndja Elona Gurit. “Elona mashtron dhe gënjen! Po pres ta vërtetojë publikisht. Nëse nuk e vërteton këtë, unë do ta padis për shpifje e disinformim publik! Nëse nuk e vërteton deri nesër, pasnesër e padis për shpifje”, u shpreh Qefalia

Ndërkohë Elona Guri, anëtare e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, tha se ndër biznesmenët e PS-së që vjedhin ujin është Qefalia, i denoncuar nga qytetarët. /360grade.al/

Share: