Home KRYESORE Njerëzve thjeshtë dhe vetëm, nuk ju përshtatet zëri me figurën…

Njerëzve thjeshtë dhe vetëm, nuk ju përshtatet zëri me figurën…

Nga Edlira Durmishaj

Gjeta kohë të lexoj një pjesë të komenteve në portalin “Shqipëria ime” mbi replikën ndaj  Buzhalës, tek i jepte të drejtën vetes të fotografonte ato gratë në rrugë, e për më tepër edhe ti bënte personazhe publike pa miratimin e tyre, e ti vinte në lojë e  nejse…

E dini ç’më bëri më shumë përshtypje në aq sa arrita të lexoj?

Shqiptarëve,  ju kishte mbetur shumë  merak,  si nuk kishin  pasur  një profet me kombësi shqiptare.

Çfarë humbjeje. Po si more në arenën ndërkombëtare  të religjionit,  të mos kishim dorë dhe ne si komb?

Në fakt, kur e shikon nga ky prizëm, e mendon ndryshe çështjen. Thua dale se, nga pikpamja e tyre e të llogjikuarit, kanë disi të drejtë;  Si të pranojmë ne diçka që nuk kemi atribut në të, si pjesë të realitetit tonë,  apo si të mirë?  “E mirë dhe me vlerë  është vetëm ajo që është e imja. Çfarë mbetet jashtë, është e keqe, ose kam frikë, e refuzoj ta eksploroj.”   Pra  me dy fjalë, “Bota bardhë e zi”. “O me ne, o kundra nesh”. “Ne dhe armiku”.  Besoj të gjithë e kuptoni  çfarë  mendësie nënkuptojnë këto fraza .

Njësoj si në kohën e regjimit komunist, ku populli vdiste për bukë, e partia i tregonte se ishin vendi më i përparuar në rajon e më gjërë .  Se po të dilje jashtë, bëhej nami e njerëzit vdisnin nga uria,hanin njëri tjetrin,  e se,  dhe arti e kultura e vendit tonë ishte më brilantja, etj etj, e se kulmi i arritjes ishin lavdet për kultin që kishte prodhuar shqipëria e begatë, shokun Enver.

Ai kult u krijua, u ngulit në zemra me hir dhe pahir. Mos harrojmë se shfarosja e besimit me ligj, atë bëri praktikisht, e zëvendësoi besimin burimor me besimin që instaloi sistemi.  Nga referenca te Zoti dhe mësimet hyjnore , referencë u bë  forca e  ligjit dhe pushtetari.  Ligjet dhe vlerat e përgjithshme dhe universale, u ndaluan për t’u zëvendësuar nga një sistem ligjesh dhe vlerash rigide, të sajaura eksperimentale dhe pilot.

Ajo që duhet të mirëkuptojmë, është fakti se ekziston një concept i cili duhet të na vërë të gjithëve trurin në lëvizje, trashgimia kolektive dhe dërgjegja kolektive për të cilën flet Jungu.

Kjo ndërgjegje kolektive e cila u instalua te të paktën 4 breza fizik të atij sistemi, sigurisht që nuk mund të zhbëhej e të demontohej me ndryshimin e sistemeve, por do të duhej kohë, edukim, durim dhe strategji e përgjegjshmëri politike , për  rimodelimin, kultivimin dhe ruajtjen e një ndërgjegjeje të re kolektive, të ridimensionuar nën dritën e lirisë së mendimit, lirisë së shprehjes, së besimit, fjalës së lirë , respektit dhe pranimit të së ndryshmes, dhe mbi të gjitha, përgjegjmërisë për të përcaktuar një sistem kulturor vlerash, të cilat do ti shërbenin shoqërisë së tërë,  në funksion të harmonisë, paqes shpirtërore dhe bashkëpunimit, tolerancës atdhedashurisë dhe kombit.

Ajo që nuk mund të mirëkuptojmë e të tolerojmë, dhe kur themi nuk mund të tolerojmë nuk e kam fjalën për akte kush e di se çfarë, por minimalisht, shprehjen e  mendimit dhe qendrimin përballë asaj që e vlerësoj si të gabuar, nisur nga një bosht vlerash universale,  jo nga një bosht vlerash të ngurta eksperimentale të rastësishme, në kohë dhe hapsirë, është fakti se, edhe pse ka kluar një çerek shekulli nga momenti i ndërrimit të sistemeve dhe njerëzit parimisht u bënë të lirë, praktikisht, ndodh një tjetër realitet. Realiteti  i krijimit të të tjerë kulteve dhe të tjerë miteve, sërisht të përkufizuar në  kohë dhe territor, nën dritën e politikave për globalizim kulturor.

 Dhe akoma më hidhur se sa kaq, është  fakti se, ata që ua ushqejnë  mëndjet dhe zemrat atyre brezave të cilët trashëguan në gene një kulturë larg Zotit,  me njerëz  zot , me armiq si mullinjtë e erës, me ndjenjën e pashembullt të krenarisë e vetpëlqimit të hyjnizimit të njeriut të gjorë e të mbushur me të meta e gabime, ishin ose janë po trashgimtarët e atyre njerëzve të privilegjuar nga një hallkë më parë e historisë.

Nocioni tjetër i rëndësishëm për të kuptuar psikologjinë e masës në këtë realitet, është më i thjeshti i  mundshëm, më primitivi;  Reagimi i kushtëzuar. Si?  “Ne sygjerojmë modelin, dhe modeli që  ne sygjerojmë përmes tv, librave, filmave, artit , është ligj”.  Dhe në fakt, akoma dëgjon në popull shprehjen: “Me ligjin dhe me Zotin, nuk bëhet shaka”.

Është e trishtë të mendosh se si ligji i njeriut  mund të jetë aq i pavarur e aq shpërfillës ndaj ligjit të Zotit, e në të njejtën kohë, të pretendojë të ketë aq pushtet te njerëzit, deri edhe të instalojë frikërespektin në zemra,  kur në të njejtën kohë, nuk ju ofron asgjë për mbushjen shpirtërore, për një arsye të thjeshtë; tenton t’i bjerë dhe të zëvendsojë  në mënyrë antagoniste, burimin e besimit, duke e përjashtuar  të drejtën e përjetimit të realiteteve të cilat i tejkalojnë  kapcitetet e vendit dhe kohës ku jetojmë.

Në këtë kontekst, kushdo që refuzon ose vetpërjashtohet nga modeli i servirur, shihet shtrembër, urrehet, e deri edhe armiqësohet, sepse është ndryshe, dhe, që në thelb, paketa e vlerave të trashëguara  konjitivisht, po dhe ato të rejat rishtazi të sygjeruara,  nuk e përmbajnë dhe nuk e njohin si vlerë, pranimin e mendimit ndryshe, ose thënë më mirë, tentativën për ta përtypur mesazhin para gëlltitjes.  “Se që të jesh bashkëkombas i mirë, nuk duhet të përtypësh, por vetëm të gëlltisësh”  .

 Në fakt për të mirën individuale dhe kolektive, njerëzit duhet të mësohen t’i përtypin mesazhet para se ti gëlltisin, edhe pse gëlltitja pa përtypje është sërisht tregues i një raporti sjelljeje;  urdhëro – si urdhëron.

Asocimi i përtypjes së mesazhit dhe më pas,  i vendimit ndryshe nga mesazhi i sygjeruar, me armikun dhe të keqin, tregon se në thelb jemi po atje ku ishim, te refleksi, cikli i të cilit duhet demontuar.  Kujto limonin sekreto pështymë. “Kujto islamin e vill vrerë mbi armikun”  Ok, po kush, ku, si,kur?

 Thjeshtë  po përballemi e po njihemi me një sitem vlerash i cili nuk hyjnizon njeriun, e si i tillë i bie ndesh në thelb e në kokë, atij sistemi që lamë pas, ndaj kundër reagimi është kaq i vrazhdë, edh pse askush nuk dëshiron kthimin e atij sistemi. Nuk ka lidhje me dashurinë për sistemin, është forca e refleksit të kushtëzuar.  Është reagim për ekzistencë, dhe sa herë  ndihemi në pikëpyetje për ekzistencë, do të thotë se qënia jonë ka preceptuar një rrezik.

 Dhe problem më i madh, është  fakti se një grup kaq i madh  njerëzish,  jeton me përjetimin e një armiku jo real dhe irracional, çka dëmton rëndë  funksionimin e shëndoshë psiqik, mendor, emocional e sjellor në raport me realitetin objektiv.

 Subjektivja ime irracionale është ligj absolut. Keqardhje!

Po njihemi  me një realitet i cili deri dje u trajtua si armik i kombit, ndaj krenaria jonë prej atdhedashës shpërthen në mënyrë të pandërgjegjshme, fundja ndoshta dhe nuk duam të besojmë e pranojmë se, deri tani mund të kemi qenë gabim. Madje kur kujton këto dy teorema, kombi dhe feja, te vjen dhe përgjigja për profetin me kombësi  shqiptare. Sipas kësaj logjike, do të duhej të shpallnim  Pashko Vasën.  Po Pashkoja i ndjerë, do luante nga varri të dinte se me çfarë atributi e mveshën padrejtësisht e pa kuptuar pasardhësit e tijë.

Le pastaj sa më vjen inat që skam qenë kaq sa jam,  sa ishte akoma gjallë Nënë Tereza, se të paktën një fjalë të urtë për bashkëkombasit e sajë që urrejnë pa ditur  arsyen,  mbulesën e grave, do ta thoshte e ndjera, sepse ajo nuk fliste për gjëra që nuk i praktikonte e mishëronte në jetën e sajë më parë. Eh paradokse.

Po përballemi me një realitet i cili na jep shuplakë përmes një asocimi të ri; edhe praktika të një  feje universale, edhe  dashuri për atdheun.  Edhe fe, edhe përparim. Edhe fe, edhe dije e zhvillim. Edhe fe, edhe liri dhe emancipim.  Pak e komplikuar e parë me lentet e modelit të  vjetër,  i cili e do njeriun ti ketë të gjitha këto që përmendëm më lartë, po pa fenë, e cila për nga natyra e sajë ngërthen gjithë mënyrën e tëjetuarit të njeriut.e ridimensionon, mendimin dhe sjelljen.

Njerëzit pothuajse nuk kanë faj, sistemi i tyre nuk mundet  të  kodojë të vërtetën e bashkëkombasve  të tyre, përballë gënjeshtrës së instaluar prej disa brezash në subkoshiencë. Thjesht nuk ju përshtatet realiteti i jashtëm me bindjen me të cilën jetojnë .

Thjeshtë dhe vetëm , nuk ju përshtatet zëri me figurën.  E si të tillë, na lind detyra për durim, vullnet dhe përkushtim për të servirur më të mirën nga modeli me të cilin kemi zgjedhur  të administrojmë të njejtat të mira që Zoti na ka  dhuruar, në këtë tokë që emrin ja lanë Shqipëri. Ndoshta një ditë diçka do ta kuptojnë.  “Atë që Zoti e jep përmes butësisë , nuk e jep me asnjë mënyrë  tjetër” . Muhammedi a.s

Share: