Home KRYESORE Patozi akuzoi Bashën se i ofroi Pazar/Ja përgjigjia që merr nga RD...

Patozi akuzoi Bashën se i ofroi Pazar/Ja përgjigjia që merr nga RD që e drejtoi për 10 vjet…

Dy ditë më parë deputeti Astrit Patozi akuzoi kreun e PD-së, Lulzim Basha se i ka ofruar pazar lidhur me garën për kreun e PD-së në 22 korrik. Patozi tha se atë që i ishte ofruar e ka refuzuar. Por deklarata e Patozit u pasua nga reagimet e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, dhe atij të Burimeve Njerëzore, Fatbardh Kadilli, që luajtën rolin e negociatorit pas kërkesave që deputeti demokrat paraqiti si kushte për të hyrë në garën për kreun e PD-së. Qoftë Ristani ashtu edhe Kadilli mohuan që Patozit t’I ishte ofruar ndonjë pazar për përfshirjen në garë, madje dy Sekretarët e PD-së thanë se i ishin ofruar garanci të plota mbi proçesin e zgjedhjeve në PD.

Por sot, gazeta zyrtare e PD-së, Rilindja Demokratike, e cila është drejtuar për 10 vite nga Astrit Patozi (1997-2007) ka reaguar ashpër duke i cilësuar akuzat e tij si insinuata aspak të denja dhe të pista .

“Insinuata aspak të denja dhe të pista janë hedhur në tregun mediatit nga Astrit Patozi në lidhje me negociatat me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Ristani për dialogun mbi gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për kushtet e barabarta të garës në PD në respekt të Statusit të partisë. Pasi nuk ka mundur të arrihet gjuha e përbashkët, Patozi i ka konsideruar këto negociata të Ristanit si ofertë për pazar nga Basha. E turpshme kur hidhen në tregun mediatik dhe kundërshtohen si të rreme nga pala tjetër. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka hedhur poshtë deklaratat e Astrit Patozit, i cili tha në emisionin “Top Story” se Basha i ofroi “pazar” që ai të mos e sfidojë. Ristani shkruan se ndjen keqardhje që “negociimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare në PD konsiderohet si pazar”, shkruan RD. /360grade.al/

shkrimi-i-RD.png

Share: