Home KRYESORE Patozi: Ristani ishte negociatori mes meje dhe Bashës

Patozi: Ristani ishte negociatori mes meje dhe Bashës

Astrit Patozi deklaroi për herë të parë në emisionin  “Të Paekspozuarit” se kishte negociuar me Lulzim Bashën për të zhvilluar një garë sa më të ndershme brenda Partisë Demokratike. Patozi zbuloi gjithashtu se ishte Arben Ristani negociatori mes tij dhe Bashës.
Ylli Rakipi – Ok. Atëherë ju shpallët kandidaturën tuaj përballë Bashës me disa kushte. Institucionalisht ju biseduat dhe kush nuk u’a pranoj këtë?
Astrit Patozi – Unë kam pasur një dalje publike përpara 3 milion shqiptarëve. Dhe deklarova gatishmërinë time, për të qenë një kandidat, një alternativë për kryetarin e Partisë Demokratike, me një setë kushtesh, që sipas meje ishin minimaliste. Ishin minimalet që të garantonim një lloj gare korrekte, e cila nuk do ishte përkore, por prap i avantazhuar do ishte kryetari Lulzim Basha, por prap se prap, unë isha i prirur që ta pranoja. Pati një gjoja negocim. Negociator ishte z. Ristani si në rolin e sekretarit të përgjithshëm, i cili…
Ylli Rakipi – U nxor nga loja dhe u vendosën dy nënkryetar.
Astrit Patozi – Jo, jo kjo është histori tjetër. Z. Ylli po të shpjegoj një gjë tjetër. Ajo që ndodhi, dhe që thoni ju, ka të bëje me procesin, z.Ristani pati një qëndrim për procesin, i cili sipas meje ishte korrekt. Dy nënkryetarët në shkelje të statutit, startuan procesin. Farsën elektorale. Tani kjo kaloi. Në çastin kur unë kandidova, z.Ristani bëri negociatorin mes meje dhe z.Basha për kushtet e garës. Pra për mua negocimi i tij ishte korrekt dhe i ndershëm. Me aq sa unë bisedova me të dhe unë parashtrova kërkesat e mia  dhe i thash cilat prej pikave janë të panegociushme dhe ishin 3 në fakt. Së pari, listat duhet të ishin me akses të barabartë, të gjithë garuesit, kushdo që të mbetej, nuk janë ende sot. Pra, i bie sot, që kryetari i PD-së e ka parasysh se kujt i drejtohet. I drejtohet z. Bushati, z.Lubonja, z.Rakipi. Unë që do të isha sfiduesi tjetër, nuk e dija kush janë votuesit, por shkoja nëpër Shqipëri dhe i drejtohesha qiellit. Kjo është një gjë, që sikundër është z.Selami sot. Së dyti, kërkova një kohë pak më të gjatë  që ishte normale dhe për një gjysëm analize, me aq sa mund të bëhej, por mbi të gjitha një njeri që vjen nga jashtë siç mund të isha unë z. Selami apo dikush tjetër, donte pak më shumë kohë për fushatë se sa z. Basha, që vinte direkt me gjithë ekipin e tij të gatshëm. As kjo nuk u pranua. Dhe pjesa tjetër ishte se minimumi, duhet të hiqnim standartin e 4 viteve më pare, ku dy garuesit ishin në pozita të barabarta si status mund të themi, nuk mund të hynte zoti Basha në statusin e kryetarit të  Partisë Demokratike, apo asaj humbje shkatërruese dhe ne të ishim kandidat. Thash largohemi nga selia, çlirojmë selinë nga kandidatët, hyjmë në pozita të barabarta si kandidat me alternativën përkatëse dhe pastaj për pika të tjera unë… do negocionim dhe mund të binim dakord. Asgjë nga ato që unë kërkova, që unë praktikisht kisha 7 pika, asnjë nga këto nuk u pranua.
Share: