Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot për të vendosur mbi kandidaturat në garën për kryetarin e ri. Lulzim Basha do të ketë përballë Eduard Selamin, Erion Picirin dhe Astrit Sinanajn. Astrit Patozi nuk u regjistrua, pasi anjë nga kërkesat e tij për garë të ndershme e të barabartë nuk u konsiderua.
Kryesia do të vendosë edhe ngritjen e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Në mbledhjen e kryesisë pritet të ketë debate, pasi në përbërje të saj janë nga njëra anë anëtarë që kanë mbështetur Lulzim Bashën dhe nga ana tjetër e kanë kritikuar atë publikisht për listën e deputetëve, për strategjinë humbëse në zgjedhje, për marrëveshjen me Ramën dhe në fund për mosdhënien e dorëheqjes për të mundësuar një garë të barabartë që do të ishte gurthemeli i bashkimit të partisë dhe evitimit të përçarjes së saj. Sipas qëndrimeve të tyre, Lapsi.al po i sjell të grupuar në dy palë disa pjesën më të madhe të kryesisë.