Home KRYESORE Thaçi-Vuçiç në Bruksel, BE tregon per çfarë ranë dakord dy Presidentët

Thaçi-Vuçiç në Bruksel, BE tregon per çfarë ranë dakord dy Presidentët

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini ka pritur sot në një takim joformal në Bruksel, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit Zyra e BE-së ka deklaruar se të dy presidentët kanë rënë dakord për fillimin e një faze të re të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ata kanë rënë dakord që të punojnë për një fazë të re të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe kanë vendosur që ekipet përkatëse të fillojnë të punojnë për përgatitjet. Ata gjithashtu kanë theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e deritanishëm”, thuhet në njoftimin e BE-së në faqen e tyre zyrtare, shkruan Indeksonline.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini ka konfirmuar angazhimin e BE-së për perspektivën evropiane në tërë Ballkanin Perëndimor.

Share: