Eduard Selami ka konfirmuar atë që mediat shkruajtën në fundjavë si përplasje të tij me Lulzim Bashën në Korçë për lidhjet e kryetarit të ngrirë të PD me miliarderin George Soros.
Rivali i Bashës në garën për kreun e PD thotë per Report Tv se ka qenë vetë prezent kur Basha i ka pranuar Soros-it se ai kishte marrë një bursë studimi nga fondacioni i tij, gjë të cilën Basha e ka mohuar në takimin me anëtarët e PD në Korçë pavarësisht këmbënguljes së Selamit.
“Kur Basha foli e portretizoi me ngjyrat më të errëta, punë e tij, por uk tha që kishte marrë bursë, kur unë e dëgjova kur e takova me Bashën. Unë për herë të parë Sorosin e takova me Bashën para një viti, bashkë me Grida Dumën dhe Basha u tregua i ngrohtë me Sorosin dhe i shprehu shqetësimet për atë që po ndodhte në Shqipëri, atëherë abuzimi fizik i Strazimirit. Aty tha: edhe unë jam njëri që kam përfituar nga bursa juaj. Dhe unë i them në takim, meqë ne duam të jemi të hapur, thuaje edhe këtu që ke marrë një bursë dhe e falenderovev. Meqë ishim të hapur duhet të pranonte, ai tha që kjo ishte një propagandë dhe nuk e pranoi”, u shpreh Selami në Report TV.
Kur Basha e quajti të pavërtetë deklaratën e Selamit, ai e sfidoi me dorëheqje. Ai shpjegoi se me Bashën kishte rënë dakord që takimet të ishin të hapura, por pas debatit të Korçës mësoi se mediat nuk ishin lejuar.
“Unë nuk e dija. E dija se ishte me dyer të hapura. Unë nuk e kritikova, ai tha që bëhet nga kundështarët e mi për të më goditur mua dhe e mora si personale. Nëse ka një regjistrim dhe e kam dëgjuar me veshët e mi dhe nëse ti nuk i ke thënë, atëherë unë jap dorëheqje nga gara, se standardi është më i lartë se gara. Unë këtë standard kam edhe në jetën personale. Në rastin konkret Basha nuk është i vërtetë me elektoratin, pasi e falenderoi Sorosin për bursën dhe në Korçë e mohoi. Kjo është lehtësisht e verifikueshme” vazhdoi Selami per gazetaren Anduena Ndreu ne Report Tv.
Por përse Lulzim Basha është i kompleksuar për të pranuar që ka marrë një bursë nga Fondacioni Soros? Përse e shndërroi ai këtë në çështje politike? Duket se përgjigjja e këtyre pyetjeve është tek qëndrimet e ndryshme që kryetari i ngrirë i PD ka mbajtur ndaj Soros.