Home KRYESORE Pjesë nga libri “Guri fundit i dominos”. Nga Ilir Demalia

Pjesë nga libri “Guri fundit i dominos”. Nga Ilir Demalia

2 korrik 1990

Nga të gjitha rrethanat arrihet lehtësisht në konkluzionin: se Altin Barkaj, ka pësuar vdekjen nga arma e policisë së shtetit, e zbrazur nga polici i Dilaver Bengasit. A ka ndodhur kjo aksidentalisht nga rrethanat apo me qëllim, kjo i takonte të merreshin organet e drejtësisë, ashtu si dhe shumë krime të tjera gjatë kësaj periudhe që janë në shkelje me ligjet e vetë shtetit të asaj kohe, si vrasjet në kufi, dhunimet, torturat, presionet psikologjike e të tjera e të tjera.

Tirana priste…

Guri i fundit i dominos

Më 2 korrik, kalendari i Kampionatit Botëror të Furbollit ishte pushim. Mos ndoshta edhe FIFA kishte dorë si “agjenturë” e huaj, ku me qêllim kishte lënë 2 korrikun si ditë pushimi sipas logjikës së Alisë, Bengasit, Gjonit, zyrtarëve, analistëve, si shërbim agjenturash për të kombinuar me 2 korrikun e Kosovës, kur ky kalendar ishte përcaktuar para se të binin regjimet e Lindjes?!

Rreth orës 8:00 në mëngjes u nisa për në punë. Nga shtëpia shkoja tek stacioni i Bankës së Shtetit në këmbë, nga ku merrja autobuzin për të shkuar në Kinostudio. Marr rrugën mbas Ministrisë së Arsimit në drejtim nga Lidhja e Shkrimtarëve. Tek Ambasada turke shikoj policë, civilë dhe një kamion plehrash i futur brenda portës pjesa e parme e kamionit. Katër vetë kishin shpërthyer portën duke thyer xhamin e përparmë dhe ishin strehuar në amabasadë.

Në Kinostudio, si zakonisht shkova të pi kafen aty ku mblidheshim çdo mëngjes, kur vjen lajmi tjetër, një kamion tip Tatra kishte shpërthyer kangjellat e mbrapme të Ambasadasës italiane. Ishim Shkëlqim Daja, Armandi, Artani, Jamarbëri (Madu), Reizi, Leci e të tjerë. Drejt nesh po vinte Namik Prizreni, sekretari i partisë së degës së prodhimit. I drejtohem Duhijes, banakieres së kafes: – Duhije një aranxhatë të ftohtë për shokun Namik, se po na merr flakë partia nga temperaturat e larta!

Namik Prizreni u përgjigj: – Me këto temperatura që ka morë kjo kohë më duket se po na djeg për së gjalli.

Kapitulli IV 105, Ilir Demalia

Filloj e qeshmja, e folura ishte tashmë pa fre. Armandi Xhuli pas dy ditësh do të hynte në ambasadën italiane. Shkëlqim Daja ishte ai që mbas ikjes tonë do të përplasej haptas me Xhelil Gjonin e Foto Çamin në mbledhjet e Kinostudios.

Zbrita nga Kinostudio tek Banka. Tashmë hapur shihje të rinj me biçikleta, me vrap e me nxitim. Disa shkonin nga rruga e Kavajës, disa merrnin bulevardin për nga rruga e Elbasanit, pyesnin njëri tjetrin: “Ome,si ishte anej ka italjonja, a bohet gjo?” Tjetri: “Jome pri anej po vij, ja pallarim kënej ka rruga e ambasadave mo mirë!” Mora rrugën e Kavajës, shkova tekmiqtë e mi Dindajt,që jetonin në rrugën e ambasadave. Shtyva portën e hekurit, përballë ishte Leonardi dhe i vëllai Bardhyli. Po në këtë natë, Bardhylit do t’i hynin dy djemtë në ambasada, Titi dhe Marko megjithë nipin e Bardhylit, djalin e vëllait tjetër, Grigorin. Marko dhe Grigori ishin me grupin e parë që goditën me tulla dhe gurë policinë. Bardhyli do të hynte në ambasadën greke së bashku me të shoqen Niqin, dhe mbesën Irmën, motrën e Grigorit.
Babai i Dindajve, Grigor Dindi, kishte emigruar në Amerikë në fillim të viteve 1900, ishte nga ata që kishin sjellë flamurin shqiptar nga Amerika për pavarësinë, pjesëmarrës me fonde financiare dhe luftëtar në Kryengritje ne Malësisë së Madhe më1911.Kur ishte kthyer nga Amerika për pushime në vitet ‘30 në Përmet, i kishte rënë priftit me shpullë pse këndoi psallmin në greqisht. Sot e kemi kryepeshkopin Janullatus që psallm greqisht në mes të Tiranës dhe në mbarë Shqipërinë. Bardhyli vetë në moshën 17 vjeçare kishte shkuar si anëtar i Ballit Kombëtar për të luftuar në Kosovë më 1944 sëbashku me djalin e hallës së tij Napolon Tasi, djali i Koço Tasit, deputet i parlamentit 1920-1924, një nga përfaqësuesit e mendimit filozofik të kohës. I shkolluar në Romë për drejtësi, njohës i idealizmit platonik, ku kish mbaruar të mesmen në Athinë së bashku me të vëllain i tij Arqile Tasi që kishte studiuar për avokat në Boston. Të dy u dënuan më 1945. Arqileja vdiq në burg, ndërsa, Koço u largua nga jeta më 1966 pak muaj pas daljes nga burgu pasi

106Guri i fundit i dominos kishte kryer 21 vjet si i burgosur politik.

Ndejta pak duke biseduar me vëllezërit Dindi dhe u largova. Ishte ora rreth 3:00 e drekës. Rruga Skënderbeg dukej e qetë. Rreth kësaj ore nuk dukej ndonjë ngarkesë e forcave të rendit.
Pasi pushova për rreth dy orë në shtëpi, mbasdite rreth orës pesë u nisa tek Levonja, ku dëgjonim rregullisht “Meshën”, “Zërin e Amerikës”. Ishte Gen Nikaj dhe profesor Fatmir Meçule.

VOA, njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe në Shqipëri. Po dëgjonim Meshën që vinte përtej Atlantikut. Në këtë kohë dëgjohet zhurmë nga drejtimi i rrugës së ambasadave që nuk ishte më shumë se 300 metra nga shtëpia e Levonjës. Dalim tek kryet e rrugicës së Levonjës në rrugën e Kavajës, shikojmë makina të policisë drejtuar rugës së ambasadave.

Nisem për atje, shoh që rrugët nuk ishin bllokuar, njerëzit qarkullonin lirisht. Ishte shpërthyer me kamion tip SKODA muri i mbrapëm i Ambasadës gjermane, nga ku kishin hyrë brenda rreth 30 vetë dhe të tjerë që kishin qenë mbrapa makinës. Me vonë u mor vesh se makina që i kishte rënë murit drejtohej nga Ylli Bodinaku. Në kamion ishte ngarkuar dhe një qingj si “kurban”….

Pjesa nga mbrapa ambasadës ishte bllokuar rruga ku Skoda e Ylli Budinakut shpërtheu murin e ambasadës më 2 korrik 1990.

107 Ilir Demalia

Rruga Skënderbeg ku edhe ishin hyrjet qëndrore të ambasadave ishte e lirë, vihej re dukshëm shtimi i njerëzve në rritje në atë rrugë. Qarkullimi në rrugën Skënderbeg u bë gjithmonë e më i dendur. Filluan kapërcimet e para tek ambasadat çekosllavake, franceze, bullgare, nga rrethimet e kangjellave ballore të amabasadave në rrugën Skënderbeg. Mysafirët e shumtë të rrugës së ambasadave brohorisnin e duartrokisnin mbas çdo kapërcimi kangjellash. Vazhdoi ky ritual për rreth dy orë pas shembjes së murit të Ambasadës gjermane. Policët ishin komplet të tulatur dhe të hutuar, reagonin formalisht. Rreth orës 9:30-10:00 të mbrëmjes një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në pjesën e mbrapme të Amabasadës greke. Nga rruga Skënderbeg një rrugë e shkurtër anësore e ambasadës greke që e ndante me bullgaren dhe që lidhte me rrugicat e tjera pas stabilimentit, dallohej një kamion tjetër që kishte shpërthyer murin ngjitur më portën e dytë fundore të Ambasadës greke.

Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, shoqëruar me thirrje URRAAAAAA! Fitore! Fitore! U dëgjuan të shtëna armësh! Demonstruesit nuk ndaleshin, filluan të qëllojnë me gurë dhe tulla drejt forcave të policisë. Ata që ishin në rrugën Skënderbeg përfituan nga rasti nga që vëmendja u përqendrua në pjesën mbrapa ambasadës greke dhe gjermane,u futën në pjesët e parme të ambasadave. Policia ishte komplet jashtë kontrollit. Filluan thirjet LIRI-DEMOKRACI! POSHTË DIKTATURA! ENVER-HITLER! Nga ballkonet e pallatit të diplomatëve dëgjoheshin thirrjet e familjarëve të dipomatëve, ASSASINO! KILLERS! klithma, thirrje, ulurima, të shtëna armësh, njerëzit përsëri nuk largoheshin nga rruga Skënderbeg. Tashmë nga pjesa e mbrapme kishin hyrë rreth 100-140 vetë në territoret e ambasadave greke dhe gjermane pas shpërthimit të dytë të murit të pasëm nga porta jug-perëndimore e Ambasadës greke.

Nga rruga Skënderbeg në holl-in e Ambasadës gjermane dalloheshin lëvizje të diplomatëve për të ndihmuar të strehuarit. Siç morëm vesh, një djalë i ri në tentativën për të kaluar murin ishte plagosur rëndë nga armë zjarri dhe ishte në rrezik për jetën. Duke

108

Guri i fundit i dominos parë se gjendja ishte e rëndë, diplomatët gjermanë e dërguan në spital duke e ruajtur vetë njerëzit e ambasadës si i strehuar politik. Lothar Parzeller punonjës i sigurimit të Ambasadës Gjermane në lidhje me vrasjen e 17 vjeçarit Altin Barka natën e 2 korrikut 1990, më shkruan:
“Që nga momenti që kamioni hyri në ambasadë ne kishim një të çarë të madhe në murin e mbrapëm të oborrit. Në anën e jashtme të murit u shfaqën njerëzit e sigurimit për të ndaluar refugjatët të hynin brenda të mos hynin në territorin e ambasadës.

Atë natë një grup i madh provonte të hynte nga e çara e murit për tu strehuar në ambasadë. Sigurimi nuk mundi t’i ndalojë dhe shumë prej tyre hynë brënda. Ne dëgjuam të shtëna përpara murit por nuk pamë të plagosur. Një djal i ri nga ky grup u rrëzua përtokë pak metra pasi kishte hyrë në territorin e ambasadës. Ne e ndihmuam atë dhe e ngritëm duke e mbajtur dhe futur në një dhomë të ambasadës.

Kujtoj se ishte shumë i zbehtë. Unë pashë dy vrima të vogla në trupin e tij, një në krahun e djathtë në nivelin e stomakut, dhe një në krahun e majtë në nivelin e mushkërisë. Kur ai mori frymë, poça të vogla ajri i dolën nga krahu i majtë.

Ne vendosëm ta dërgojmë në spital me një makinë të ambasadës.

Ndërkohë që ai ishte në operacion ne shikonim nga dera që të ndalonim sigurimin që mos ta merrte atë. Më kujtohet shumë mirë që ata erdhën dy herë brënda 24 orëve që ta merrnin atë…
Në fund ne morëm urdhër nga ambasada që të largohemi nga spitali përndryshe do të jetë me rrezik për ne.

Gjatë kohës atje unë u miqësova me një doktor. Disa ditë më pas ai na informoj ne që disa orë pasi ne u larguam nga spitali arritën njerëzit e sigurimit dhe djali vdiq”

Si ka ndodhur realisht? Nuk ka asnjë version zyrtar apo hetim për të vetmen vrasje të ngjarjes së ambasadave deri më sot. Në të kundërt, shteti shqiptar i asaj kohe u mundua ta fshehë këtë vrasje duke mos dhënë as një njoftim. Kjo del edhe nga takimi me

109 Ilir Demalia

intelektualët në gusht1990,kur Sali Berisha i drejtohet Ramiz Alisë në lidhje me fshehjen e kësaj ngjarjeje. Ramiz Alia në replikë me Sali Berishën ndërmjet të tjerave thotë: “Jo. Jo Sali… Ti po ngrihesh me një tezë të drejtë që informacioni duhet të jetë i drejtë. Ti si thua që ky djalë… duhet të ishte kështu. Dakort jam me ty. E para e punës. Ai djalë nuk ju erdhi atë ditë në spital se e di mirë këtë çështje. Ai djalë u plagos kur hyri makina me vrull, hodhi… domethënë, çau murin e ambasadës dhe një polic qëlloi. Bukur. Qartë. Po ai djalë ka ndenjtur tri ditë në Ambasadën gjermane dhe pas tri ditësh ka ardhur në spital. Kështu është historia. ”

Ramiz Alia pranon në bazë të informacionit që i është dërguar si kryetar shteti se polici ka shtënë me armë. Por, në anën tjetër do të fajësojë personelin e ambasadës për vdekjen e 17 vjeçarit, ku sipas tij e mbajtën tri ditë në ambasadë dhe më pas e sollën në spital, atëherë kur nuk kishte më shpëtim.
Aksidentalisht apo me qëllim, plumbi që mori Altin Barka ka dalë nga pistoleta e policit të shërbimit.

Nga të gjithë dëshmitarët e shërbimit spitalor, nga të strehuarit në ambasadë, nga personeli i ambasadës dhe nga raportet për ngjarjen, Altin Barka është dërguar në spital në natën midis 2 dhe 3 korrikut 1990. Nuk ka mundur t’i jetojë plagës së marrë, megjithë shërbimin shëndetësor të spitalit numër 2, 17 vjeçari Altin Barka ka ndërruar jetë, më datën 4 korrik 1990.
Dilaver Bengasi, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit nga viti ‘85 -‘90, ku më parë kishte qenë hetues deri edhe kryetar i Hetuesisë së Tiranës në vitet 1973-1983, në librin e tij “Enigma e 2 korrikut ‘90″ mundohet të manipulojë këtë vrasje duke lënë të kuptohet, se Altin Barka është qëlluar nga personeli i ambasadës. Bengasi shkruan:

“Kjo viktimë e vetme e 2 korrikut mban dhe enigmën e vet. Mjaft pyetje profesionale, për rrethanat e pafavorshme të asaj ndodhie mbeten pa përgjigje, siç mund të jenë: Kur dhe kush e plagosi? Nëse u plagos jashtë rrethimit të ambasadës aq rëndë, sa

110 Guri i fundit i dominos përfundoi në vdekje, si mundi që të shkojë deri në mjediset e brendshme të ambasadës?” 37
Ambasadori Werner Daum, më ka treguar se policët e sigurisë së Ambasadës nuk ishin të armatosur dhe nuk kishin armë, këtë nuk e lejonte vendi pritës Shqipëria.

Natën e dy korrikut polici shqiptar ka hyrë me armë në territorin e ambasadës dhe është çarmatosur nga njerëzit e sigurimit të Ambasadës, të cilit i është marrë arma dhe është mbajtur në ambasadë për disa orë. Më pas arma është dorëzuar në Ministrinë e Jashtëme nga punonjësit e ambasadës.

Përse nuk u bë hetim për këtë ngjarje ku mund të verifikohej fare lehtë plumbi në trupin e Altin Barkës?! Përse nuk u bë ekspertiza e pistoletës së policit që u mbajt për disa orë nga personeli i sigurimit të Ambasadës, kur ky u fut në teritorin e saj me pistoletë, dhe arma e tij më pas u dorëzua në Ministrinë e Jashtme?!

Nga të gjitha rrethanat arrihet lehtësisht në konkluzionin: se Altin Barkaj, ka pësuar vdekjen nga arma e policisë së shtetit, e zbrazur nga polici i Dilaver Bengasit. A ka ndodhur kjo aksidentalisht nga rrethanat apo me qëllim, kjo i takonte të merreshin organet e drejtësisë, ashtu si dhe shumë krime të tjera gjatë kësaj periudhe që janë në shkelje me ligjet e vetë shtetit të asaj kohe, si vrasjet në kufi, dhunimet, torturat, presionet psikologjike e të tjera e të tjera.

Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë. Sot në 2015, po flitet për dekriminalizimin, ne përsëri kemi zv/ministër të brendshëm Ilir Mustafarajin që ishte në të njëjtin funksion në korrik 1990.

Njerëzit nuk largoheshin nga rruga Skënderbeg. Filluan thirrjet Liri-Demokraci! Enver-Hitler! Vazhdonin tentativat për t’u futur në ambasada. Rruga Skënderbeg tashmë mund të kishte rreth 1000 vetë plus shumë më shumë në Rrugën e Kavajës që lidhej me Rrugën Skënderbeg. Ata që u futën në Ambasadën greke, kalonin murin e

37. “Enigma e 2 korrikut 90’, Dilaver Bengasi, botimi “BK” , Tiranë 2003. fq. 73

111
Ilir Demalia
Ambasadës gjermane. Shqiptarët “hoqën vizat” në vendet e BE-së brenda në Tiranë që në korrik 1990!

Rreth orës 11:30 të natës nga drejtimi i rrugës së Durrësit apo Kongresi i Përmetit siç quhej në atë kohë, u vu re lëvizje të rinjsh në drejtim për nga rruga e Kavajës apo Konferenca e Pezës, megjthëse njerëzit gjithmonë i kanë thënë Rruga e Kavajës e Rruga e Durrësit, ashtu si dhe Rrugës Asim Vokshi, Rruga e Fortuzit. Ata thërrisnin: “Erdhën, erdhën!”. Në fillim nuk po merrej vesh, pastaj u panë kamionët IFA të repartit 326 të sambistëve, nga ku zbritnin me lopata xheniere në duar, ata filluan pastrimin e rrugës Skënderbeg. Filluan thirrje, klithma, trupa që përplaseshin si thasë dhe mundoheshin të ngriheshin, rrëzoheshin përsëri nga ngoditja tjetër e lopatës xhenjere të sambistit, mundoheshin të largoheshin dhe shkelnin njëri-tjetrin.

Turma e demonstruesve që ishte në rrugën Skënderbeg u drejtua për nga rruga e Kavajës. U grumbulluan aty ku ishte Kinema Rinia, sot Kisha Katolike. Sampistët bllokuan rrugën e pastruar Skënderbeg.Kishin ngelu rrreth 500 vetë në rrugën e Kavajës nga kinema Rinia, në trotuarin që ndante Rrugën e Kavajës deri tek Rruga e Bogdanëve.
Përforcime të tjera sampistësh erdhën nga rruga e Kavajës dhe ndaluan para “Klubit Sportiv të Tironës”, sot Kisha Ortodokse. Kamionë me studentë të Shkollës së Bashkuar “Skënderbeg” thërrisnin; Parti-Enver!

Në hyrjen e rrugës Skënderbeg, ishin Zylyftar Ramizi dhe drejtues të tjerë të Sigurimit dhe policisë. Pati moment pause e qetësie nga të dy krahët. Pas rreth pesë minuta, Zylyftar Ramizi, me megafon i drejtohet demonstruesve të shpërndahen. Përgjigja, ishte breshëri tullash që i kishin shkulur nga muret përrreth, pllakat e shkallëve të kinemasë, thirrjet: Kriminel! Kriminel! Poshtë Diktatura! Enver-Hitler! Sambistët me përforcime dhe nga “Begsat” nxënësit ushtarakë të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve “Skënderbeg” u lëshuan drejt demostruesve. Rezistenca ishte e

112
Guri i fundit i dominos
pamundur. Sambistët e repartit 326 ishin të fuqishëm dhe të përgatitur e të stërvitur. Ata ishin si robotë, pa asnjë llojn djenje njerëzore, pa asnjë sens mase, por të kurdisur nga urdhri i komandantit të tyre përplasnin në tokë si dengje demonstruesit,i godisnin me shqelma fytyrës e ku të mundnin. Klithmat, rënkimet ndjeheshin në afshin e nxehtë të natës së 2 korrikut në një ndeshje të pabarabartësh.

Turma u drejtua nga qëndra për t’i ikur goditjeve të lopatave xheniere të sambistëve, mbërriti mbrapa monumentit të Enver Hoxhës i cili ishte i rrethuar me ushtarë të armatosur dhe civilë. Turma që mundi t’i shpëtojë ndaloi mbrapa monumentit, rreth 300-400 vetë të mbetur filluan përsëri thirrjet: Enver-Hitler! Liri Demokraci! Poshtë Diktatura! Nuk zgjati shumë dhe erdhën IFAT, filloi pastrimi. Përsëri përdorimi i lopatave xheniere, shkelma, përplasje në tokë, brinjë të thyera, turinj të enjtur e të gjakosur, klithma, rënkime e thirrje për ndihmë që shuheshin nga goditja pasardhëse.

Banorët e pallateve në anë të Bankës së Shqipërisë kishin dalë të gjithë në ballkone e dritare. Dëgjoheshin zëra: “Mosni more se i mbytët, kini mëshirë!” Në anën tjetër zërat e eprorëve “BJERINI!”

Tek pallati anash Bankës, ku ishte një si tunel, aty ku është libraria ku dikur ka qenë Hosteni, shoh me biçikletë komshiun tim Agim Kubati. I drejtohem: -Ec të ikim se po vijnë forca të tjera, këta janë tërbuar sonte duan gjak!
Gjeta një biçikletë përtokë, e mora dhe i thashë Kubatit. -Ikim! Duke u larguar, klithmat, rënkimet, sa vinin e shuheshin…

Ishte protesta e parë masive që pas ardhjes së komunistëve më 1945 si përleshje qytetare me regjimin në Tiranë në mes të Tiranës pas asaj të Postribës që ishte lokale. Por me një ndryshim, atëherë regjimi po ndërtonte themelet me gjak, tani po mbronte shembjen me gjak që vazhdon dhe rrjedh…

U futëm në tunelin e pallatit anash Bankës me Kubatin, kaluam nga mbrapa Postës Qëndrore ndërmjet pallateve për të eleminuar rrugët kryesore, dolëm mbrapa pallateve të Shallvareve, nuk

113
Ilir Demalia
bisedonim. Kaluam urën e Lanës,vazhduam mbrapa Shallvareve tek Kinema Dajti, morëm drejtimin nga Fakulteti Ekonomik duke kaluar mbrapa Institutit të Arteve, iu ngjitëm rrugës së Liqenit. Ndaluam lart tek lokali, tek çesmja ku dikur kishin qenë “varrezat e dëshmorëve të LNC”, aty ku sot janë vëllezërit Frashëri dhe Faik Konica. Kubati m’u drejtua: – Këtu nuk rrihet më!
Unë: – Si t’ia bëjmë?
Kubati: – Të ikim.

Në fakt, ikjen nga vendi e kishim biseduar shumë kohë më parë me Kubatin dhe tim vëlla. Kubati bisedonte më shumë me tim vëlla, pasi ishin dhe më të lidhur me njëri-tjetrin.

Unë: – Gim unë dua të shoh fundin e këtyre!
Kubati: – Lene fundin e fillimin, unë kam një ide!
Unë: – Fol një herë, çfarë ideje paske ti?!
Kubati: – Mendoj të futemi tek Ambasada italiane. Vemendja është përqendruar tek rruga Skënderbeg. Kalojmë nga Fakulteti i Gjeologji-Minierave dhe me biçikleta kthehemi me shpejtësi tek porta kryesore e Ambasadës italiane e cila është e hapur.
U mendova një çast, iu përgjigja: – Dakord.

Morëm biçikletat dhe nga mbrapa Fakultetit të Gjeologjisë dolëm në rrugën e Elbasanit, përballë Filologjikut, nga ku ambasada nuk ishte as 100 metra. Dritat e ambasadës ishin të gjitha të hapura. Kur u afruam, dukshëm dallohej shtimi i policëve, sidomos tek dera kryesore ku kishim planifikuar të hynim.

– E pamundur, – tha Kubati- vazhdojmë drejt.

Ishte ora afër 2 e natës, në rrugë nuk shikoje këmbë të gjallë, përpos policëve të objekteve shtetërore. Nga rruga e Elbasanit u kthyem tek Unaza. Kaluam tek parku përballë Dajtit tek Tajvani, duke kaluar nga pallatet anash bankës aty ku ishim nisur. Sheshi përpara Muzeut Kombëtar dhe Bankës, ku gjendej Monumenti i Enver Hoxhës, ishte bosh. Një dyzinë ushtarë me automatik ishin rreth monumentit të Enver Hoxhës. U futëm në rrugën e Durrësit, tek Kafe “Flora”. Shohim tim atë që kishte dalë, ishin bërë merak

114
Guri i fundit i dominos
për vonësen e pas mesnate, për atë çfarë kishte ndodhur atë natë të 2 korrikut në Tiranë. Si tek Kubati dhe tek unë, ishin të alarmuar se mos kishte ndodhur gjë me ne.

Atë natë në Tiranë dukej se nuk flinte askush, të gjithë ishin zgjuar dhe askush nuk dukej. Rajonet e policisë ishin mbushur me të rinj që i kishin torturuar. Pallatet e Rajonit të Policisë tek rruga Mine Peza janë tronditur aq shumë atë natë nga klithmat e ulërimat e njerëzve që rriheshin e ishin kapur në demostrimin e ambasadave, sa janë larguar nga shtëpitë. Klithmat dëgjoheshin deri në pallatin ku banoja unë, që nuk ishte më shumë se 50 metra në vijë ajrore. Dritaret e hapura prej vapës së korrikut dhe qetësisë mortore të kësaj nate, traumatizuan lagjen përrreth. Ime më një moment m’u drejtua: “Amon o Ilir, mbylli ato dyrë e penxhere! Mo mirë plasim vape se po më këpusin shpirtin ato bij nonash që po ulurinë si me qenë duke u therë bagëtitë! A kanë zot, din e imon këto që rrafin njerëzit me këtë far feje?!” Ishte ora tre e natës.Nuk flinte asnjë në shtëpi, por edhe në Tiranë. Tirana po priste…

Share: