Dhoma e Lartë e parlamentit rus i ka kërkuar sot lejen presidentit, Vladimir Putin për të nisur sanksionet kundër Polonisë në rast se vendi heq monumentet sovjetike, njoftoi media e shtetit rus.
Gjatë javëve të fundit, Polonia ka miratuar legjislacionin për t’u mundësuar autoriteteve të shkatërrojnë monumentet sovjetike, pasi ato janë konsideruar si reliket e një regjimi totalitar.
Zyrtarët polakë kanë denoncuar ish-Bashkimin Sovjetik si një shtet pushtues dhe kanë kërkuar heqjen e qindra monumenteve sovjetike, ndërkohë që në vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s janë rritur ndjenjat nacionaliste.
Javën e kaluar, Ministria e Jashtme ruse tha se heqja e monumenteve sovjetike do të shkelte marrëveshjen e trashëgimisë mes Rusisë dhe Polonisë.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Poloni, janë vrarë më shumë se 600 000 ushtarë sovjetikë “, tha Ministria e Jashtme ruse gjatë një deklarate për shtyp. (foto cover ilustruese)