Home KRYESORE Rama flet për ligjin e importit të mbetjeve. Ja cfare thote:

Rama flet për ligjin e importit të mbetjeve. Ja cfare thote:

Rama i është kthyer sërish çështjes së importit të mbetjeve gjatë një interviste dhënë për televizionin francez “France 24.” Përtej seriozitetit dhe sensibilitetit të çështjes, Rama nuk ka neglizhuar edhe batuatën, teksa sërish ka akuzuar mediat që e kanë kthyer këtë çështje në drejtimin e gabuar.

“Televizionet franceze e kanë kthyer këtë në drejtimin e gabuar. Kjo çështja e riciklimit ishte vetëm për ta përshtatur me legjislacionin evropian. E drejta e industrisë për të importuar dhe ekspertuar, këtë do të thotë. Kjo më pas u shndërrua në diçka tjetër. Duket sikur është diçka seksi që të gjesh ngjarje që të shokohen njerëzit” tha Rama.

Ai ka folur në këtë interviste edhe lidhur me vetingun që sipas tij do të jetë një provë për gjyqtarët.

“Ne kemi miratuar një reformë që është radikale dhe tani kemi një arkitekturë të re. Tani që sistemi të mbushet me burimet e duhura njerëzore kemi nisur vettingun. Është një periudhë prove për gjyqtarët. Ata duhet të vërtetojnë që pasuria e tyre është legjitime, nuk kanë lidhje me kriminelët dhe të japin llogari për vendimet që kanë marrë në të shkuarën. Do të ketë dy komisione, që janë të përbërë nga ekspertë dhe do shqyrtojnë çdo dosje nën një Operacion Ndërkombëtar Monitorimi” pohoi Rama./opinion.al

Share: