Me një peticion të firmosur nga anëtarë të Partisë Demokratike në Korçë, kërkohet të anulohet procedura sipas tyre, farsë që ka nisur Lulzim Basha për votimin për kryetar.
Demokratët e Korçës shkruajnë në peticion se Lulzim Basha bëri marrëveshje me Ramën për të garantuar votën në 25 Qershor dhe i doli zgjedhjeve.
Kësisoj sipas hartuesve te peticionit, është i papranueshëm justifikimi i rezultatit dëshpërues për manipulimin apo blerjen e votës.
“Në një situatë si kjo demokratët nuk kanë si t’i kërkojnë llogari “hajdutit”, por bëjnë përgjegjës “rojtarin”. Rojtari ishte garant i zgjedhjeve për ta” shkruajnë demokratët e Korçës në peticion.
130 firma janë hedhur mbi peticionin që kërkon të ndalet pengmarrja e PD-së kërkohet:
“Anullimi i procedurës dhe farsës së nisur nga Z.Basha dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të akteve të nxjerra në kundërshtim me statutin nga kryetari dhe nënkryetarët e PD me gjithë farsën që i shoqëron”, shkruhet në peticion.