Home KRYESORE Reportazhi i France 2: Shqipëria, “Perla e Ballkanit”

Reportazhi i France 2: Shqipëria, “Perla e Ballkanit”

Televizioni francez, France2 në kërkimet e tij për destinacionet turistike me çmime të lira ka renditur edhe Shqipërinë. “Plazhet, malet madhështore, parqet e mëdha kombëtare: thesaret e Shqipërisë janë të shumta, por mbi të gjitha janë çmimet e ulta ajo çfarë të josh”, thuhet në nisje të reportazhit.

“Është një vend akoma i panjohur për turistët, një parajsë sekrete përballë Italisë, e futur mes Greqisë e Malit të Zi. Ujëra kristal, peizazhe malorë, natyrë e virgjër…. për një koëh të gjatë e izoluar nga bota nga një diktaturë komuniste, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë me çmimet e ulëta. Larg turizmit masiv dhe qytetareve të ngopur, mund të zhyteni në zemrën e asaj që e quajnë gjithashtu “Perlën e Ballkanit”

500 euro për person për një javë

Jemi në rrugë përgjatë Rivierës Shqiptare. 90 kilometra nga limane, të ndërthurur me qytetet bregdetare si Saranda. Ishte këtu që këto të sapo-diplomuara pariziene vendosën të ndalonin.

Shqipëria u është imponuar si provë kur ata kanë parë çmimet për të pushuar një javë këtu: “Për një javë, hotel, fluturim vajtje – ardhje, ushqim, etj, ka kushtuar vetëm afro 500 euro për person “, shpjegon Camille Bronner.

“Ushqimi në vend nuk kushton asgjë, ne hamë këtu për 3/4 euro për person, për të pirë gjithashtu, edhe për aktivitete të tjera të vogla, si makinë me qira, anije me qira, etj”. Të mbërritura në Shqipëri prej katër ditësh, dy turistet e reja franceze e kanë zbuluar këtë destinacion në blogje”. /Lapsi.al 

Share: