Home KRYESORE Selami sulmon Bashën në pikën e tij më të dobët

Selami sulmon Bashën në pikën e tij më të dobët

Eduard Selami i është rikthyer marrëveshjes Rama – Basha të 18 majit, për të cilën kreu i PD nuk ka shumë dëshirë të flasë. Edhe Selami i mëshon fshehtësisë në të cilën u arrit ajo, ngre shqetësimin se askush nuk e di çfarë përban ajo dhe për faktin se asnjë strukturë e Partisë Demokratike nuk u pyet para se të firmosej.

Kjo marrëveshje duket edhe pika e dobët e Lulzim Bashës. Shumë kritikë e shohin atë si shkakun e heshtjes së Bashës ditën e zgjedhjeve dhe më pas. Kreu i PD, tashmë i ngrirë, ka pasur edhe më pak pretendime për parregullsi se vetë OSBE/ODIHR për fenomenin e blerjes së votës.

Selami thotë se nëse ai do të jetë në krye të PD, çdo aksion politik do ta konsultojë me strukturat e partisë.

Share: