Një 25 vjeçar ka tentuar sot të vrasë me armë zjarri punëtorët e një firme që po rikonstruktojnë rrugën Lalëz-Bizë. Policia sqaron se ngjarja ka lidhje me çështje pronësie, ndërsa ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar ngjarjen e rëndë.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune hetimore të mirëorganizuar dhe të pandërprerë që më datë 19.07.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Eduart Gjika 25 vjeç, banues në fshatin Bizë, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali.
Gjika, më datë 19.07.2017, në fshatin Bizë ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik, për motive pronësie, punëtorët e firmës që merreshin me rikonstruksionin e rrugës Lalëz-Bizë, duke qëlluar në ajër.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar.
Me të marrë njoftim Efektivet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe pas një pune hetimore të specializuar kanë bërë të mundur ndalimin e tij ditën e sotme, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që kishte shtetasi i ndaluar dhe fakti që ishte i armatosur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku ai ishte fshehur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
një armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm;
një kreher me 28 fishekë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepratpenale” Kanosja”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenin 84 dhe 278/4 të Kodit Penal.