Home KRYESORE Tekat e motit në 10 ditët e para të korrikut

Tekat e motit në 10 ditët e para të korrikut

Kjo fundjavë nuk do të jetë shumë e nxehtë pasi temperaturat do të pësojnë rënie me 7 gradë celcius nga 41 gradë që u shënua gjatë ditës së sotme. Megjithatë sinoptikanët paralajmërojnë vala e të nxehtit do të rikthehet në korrik, i cili do të jetë edhe muaji më i nxehtë i kësaj vere.

E premtja shënoi temperaturën më të lartë deri më tani, 41 gradë celcius.

Por nga e shtuna termometri do të pësojë ulje me rreth dy gradë rënie që do të te pasojë edhe në ditët në vijim sipas sinoptikanes Lajda Porja.

Temperaturat në 10-ditëshin e parë të korrikut do të variojnë 30-33 gradë celcius për zonat e ulëta e bregdetare dhe në zonat malore pritet që të zbresin në 26 apo 27 gradë.

Për të gjithë ata që po planifikojnë pushimet në Korrik, sinoptikanja Porja ju njofton se ky do të jetë muaji më i nxehtë i verës.

Kjo verë parashikohet të jetë me temperatura më të larta se normalja por më e nxehtë ka qenë vera  e viteve 2015 dhe 2016. Edhe në rang global kjo verë do të jetë ndër më të nxehtat./abc news/

Por temperaturat e larta prekin më së shumti pjesën jugore-juglindore te Europes, pasi pjesa tjetër e kontinentit do te përjetojë gjate kësaj vere alternim te ngjarjeve te ndryshme ekstreme te motit, si stuhi, rrebeshe, përmbytje po edhe vale te shkurta te nxehti./Lapsi.al

Share: