Nga Ida Nurce
Shpesh mendoja me vete “Shyqyr qe nuk eshte rritur cmimi i ujit, se kushedi sa jave do rrinim pa lare!”
Por ja, qe ato dite qe kisha keto mendime paskan qene dite te bekuara, per te cilat do na marre malli seriozisht.
Cmimi i ujit, si shume plotesues te tjere te kushteve minimale te jeteses, do rritet. Dhe ajo qe me ben me shume habi, eshte se rroga mesatare ne kete vendin tone te bukur eshte 250 mije leke te vjetra ne muaj. Cdo gje eshte ne rritje te vazhdueshme vec rroges. Kur them vend i bukur, e them me kuptimin e plote te fjales, sepse eshte nder te vetmit vende ne bote, ku eshte strehuar bukuria natyrore (me 4 llojet e turizmit), pasuria minerare (me miniera te ndryshme: baker, krom, mermer, gips etj)
Po i le menjane te gjitha e po flas pak per ujin e pijshem, ceshtje kjo per te cilen kam disa pyetje.
Nje arsye e rritjes se cmimit, eshte se do gjejne uje ta sjellin ne Tirane. Ku do e gjejne? Si do e sjellin?
Po marr shembull do e sjellin nga Dibra (sepse nga andej jam vete). Dibra eshte nje zone malore, ku uji buron sikur del nga frigoriferi. Eshte nje zone e cila jeton mbi burime uji te pijshem dhe ndoshta me te pastrin ne Shqiperi, pasi i jane bere dhe analizat dhe i tille ka rezultuar. Por e dini ku qendron problemi?! Se ky uje eshte ne burime, ne male, dhe kalon ne krua, ku behet i papijshem. Kurre nuk jane ndertuar ujesjelles e kanalizime per ta sjelle ate ne zonat perreth. Neper shtepite e tyre uji shkon akoma me orare, dhe i papijshem. Dhe banoret e Dibres, serish jane bleres te ujit. Madje ishte nje periudhe, ku ne qytetin e Peshkopise shperndaheshin edhe fletepalosje, ne te cilat shkruhej “Kujdes, zijeni ujin para perdorimit!” Katastrofe! Na rrofte qe jetonim ne mal.
Erdhem per me mire ne qytet, por si i thone asaj fjales “Kur cohet te kerceje i varfri, cahet daullja”. Ja keshtu ndodhi. Menduam per te miren tone te jetonim ne qytet, te hapnim syte, te punonim, por shteti nuk te le rehat. Shteti ta pi gjakun. Na e futi. Na rriti cmimin e ujit. Po tani, si do ia bejme?! Me cfare do lahemi? Me cfare do gatuajme? Cfare do pijme? Me cfare do e paguajme? Erdha per te fituar dhe mendja me thote te kthehem serish ne fshat, te pakten shijoj ajrin e paster.
Ore Bovilla ka uje plot, por jane justifikime keto, qe per te gjetur uje duhet te rrisim cmimin, sepse serish cezmat do i keni pa uje. Uji eshte jeta, por jeta ne Shqiperi kushton shume.