Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ironizoi ministrin e Brendshëm teknik, Dritan Demiraj lidhur me inspektimet nga ajri për kanabisin ne territorin e Shqiperise…
MESAZHI I VASILIT
Kapen ne Itali përsëri qindra kilogramë drogë, që vjen nga Shqipëria.
Ministri i Brendshëm e pa nga ajri Shqipërinë dhe tha që nuk ka më drogë.
Po kjo drogë, nga na desantoi në Itali?
Ustallarët i paskan mbushur magazinat me drogë deri për në fund të shekullit. Policia nuk e sheh e nuk e kap dot drogën, kriminelët dhe trafikantët; s’kanë faj, janë një, janë bashkë, siç ishin edhe më 25 qershor.