Nga Rita Petro
Dhe do të shkel hapësirën
………………………………………….
Çfarë the?! Nuk shkelet hapësira?!
Peshën e trupit kam humbur
Nga dëshira e çmendur e fluturimit.
Afrohu! Po ta zgjas dorën.
…………………………………………….
Ke frikë?! Nga se?!
……………………………………………..
Vdekja?! Ta provojmë njëherë,
Vetëm një herë…
(nga “Loja e vetvrasjes maje shkembit”, 1998)