Home KRYESORE Zv/ambasadori amerikan flet qarte: Korrupsioni shumë i përhapur, sikur s’doni biznesin

Zv/ambasadori amerikan flet qarte: Korrupsioni shumë i përhapur, sikur s’doni biznesin

Në një intervistën për “Gazeta Shqiptare” zëvendësambasadori amerikan David Muniz pohoi se nuk ka mjaftueshëm investime sa qeveria amerikane do të dontë në Shqipëri. Diplomati amerikan shprehet se një nga sfidat e bizneseve amerikane këtu është korrupsioni. Por, ai është i shqetësuar për funksionimin e sistemit të drejtësisë, si parakusht i zhvillimit ekonomik të vendit.

“Të krijohet përshtypja se Shqipëria është një vend, që ndoshta nuk do të bëjë biznes sidomos me kompani të mëdha, të cilat kanë edhe opsione të tjera. Një gjë e tillë mund të bëjë që ta kalosh Shqipërinë dhe të shikosh diku tjetër”, – shprehet Muniz.

“Nuk shikojmë aq shumë investime sa do të donim. Ne duam të shohim më tepër investime dhe do të donim ta shikonim marrëdhënien ekonomike si vitale, sepse është një shenjë e mirë për të dyja vendet, kur ne ndajmë një marrëdhënie të fortë ekonomike. Ekzistojnë disa sfida për investitorët amerikanë në Shqipëri. Është çështja e korrupsionit për të cilën është folur shumë sa u takon investimeve të huaja. Kjo adreson çështjet që kanë të bëjnë me tenderat publikë dhe çështjet e lidhura me të drejtën e pronës, të cilën mund ta diskutoj më në detaje. Çështja e korrupsionit është shumë e përhapur këtu. Të krijon përshtypjen se Shqipëria është një vend, që ndoshta nuk do të bëjë biznes sidomos me kompani të mëdha, të cilat kanë edhe opsione të tjera. Një gjë e tillë mund të bëjë që ta kalosh Shqipërinë dhe të shikosh diku tjetër. Gjithashtu do të përmend edhe tenderat publikë. Ne gjithmonë nxisim qeverinë të jetë transparente, e hapur dhe e efektshme në mënyrën se si i drejton tenderat publikë.” – tha Muniz ndër të tjera.

Share: