Një ditë më parë, Sali Berisha publikoi një denoncim dhe shkruante: “Keto jane pallatet pa leje te qeveritareve qe po ndertohen ne rere gjate kesaj vere ne Qerret, ne shtetin e Norieges!”
Sipas denoncuesit, “banoreve u behet presion pasi u thuhet se ato po behen nga Vangjush Dako dhe Lulzim Berisha”.
Reagimi i Dakos:
Sali! Që ti mos ta dish ku bie Qerreti unë s’e besoj dot, sepse përveçse ti i di mirë edhe gjërat që bën sikur s’i di, në Qerret ke edhe shtëpine verore te Lulzimit tënd.
Pra Qerreti bie në Kavajë Sali jo në Durrës, kështu që thuaji atij qytetarit dixhital, dmth vetes tënde, që me Dakon e ke kot se Dakos nuk i’a ha qeni shkopin (siç e di edhe ti që ben sikur s’e di Sal) dhe pushime të mbara në Vilën e Lalzit, aty po je në Durrësin e Dakos.
Statusi ll i Berishës:
Pergjigje Dakos!
Pershendetje Gjush!
Se pari, denoj qendrimin tend shperfilles ndaj qytetarit dixhital, per te cilin kurre nuk duhet te ankohesh, sepse ti jeten e ke prej qytetarit dixhital, kur ai me guxim denoncoi marrjen tende peng nga Shullazi dhe tmerri qe te krijuan me provat qe bene per te te hedhur nga kati i 15 i nje pallati.
Ne ate kohe ishte jo Rama por qytetari dixhital qe denoncoi dhe te shpetoi, dhe ti nuk kundershtove as dhe nje presje te vetme nga ai status. Por si mos mirenjohes qe je, dhe tani qe ke marre Lul Berishen si menaxher te aferave tua, sulmon qytetarin dixhital.
Se dyti, e vleresoj pergjigjen tuaj, ne te cilen ti, duke u prepjekur te mohosh akuzat e qytetarit dixhital, faktikisht i pranon pothuaj plotesisht ato. Une i botoj mesazhet e qytetareve dixhital siç vijne, nuk marr kurre persiper vertetesine e tyre por kesaj radhe qytetari dixhital perveç mesazhit me fjale ka derguar dhe fotografine e shtate pallateve ne rere e pa leje ne Qerret. Pallatet ne thes nuk mund te futen, ato flasin me shume se sa 1 milione fjale! Pretendimi juaj se qytetari dixhital qenkam une nuk te mbron por te akuzon sepse eshte thjesht refreni bajat i Rames “fajin e ka Saliu”!
Se treti Gjush, vertet Qerreti eshte ne Kavaje dhe nuk eshtr as ne Durres dhe as ne Surrel dhe se ti shumicen e krimeve urbanistike, mjedisore e ke kryer ne Durres, por perseri kjo nuk te mbron nga akuza e qytetarit dixhital pasi dihet mire se per mafien nuk ekzistojne kufinj adminstrativ, krahinor madje as dhe shteteror apo kombetar.
Mafia si zot njeh vetem fitimin. Keshtu qe me kete argument ti vetem sa çon uje ne mullirin e qytetarit dixhital!
Ndaj dhe pa deshire te falenderoj sepse faktikisht, si te thuash me argumentin qe perdor, pranon se nuk je dore jashte ne kete afere!
Se fundi, une personalisht nuk di se te kujt jane pallatet e ndertuara ne rere qe ka derguar me foto qytetari dixhital, por di me dokumenta, te cilat dhe i kam botuar, se ndertimi i tyre ka filluar se paku 3-4 muaj para zgjedhjeve.
Qytetari dixhital mund te jete ose jo i sakte per pronesine ndaj dhe une u bej thirrje prokurorise dhe autoriteteve vendore te Kavajes te nderhyjne me urgjence per te zbardhur kete afere, ne te cilen perveç shkeljeve te te gjitha ligjeve te ndertimit, urbanistikes dhe mjedisit, kemi te bejme me larje te miliona euro para te pista!
Ketu me poshte keni te plote statusin e botuar sot nga Gjushi si pergjigje ndaj akuzave te bere ne stausin e djeshem te qytetarit dixhital!! sb
“Sali! Që ti mos ta dish ku bie Qerreti unë s’e besoj dot, sepse përveçse ti i di mirë edhe gjërat që bën sikur s’i di, në Qerret ke edhe shtëpine verore te Lulzimit tënd
Pra Qerreti bie në Kavajë Sali jo në Durrës, kështu që thuaji atij qytetarit dixhital, dmth vetes tënde, që me Dakon e ke kot se Dakos nuk i’a ha qeni shkopin (siç e di edhe ti që ben sikur s’e di Sal) dhe pushime të mbara në Vilën e Lalzit, aty po je në Durrësin e Dakos”