Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, i cili ishte i pari i listës në Qarkun e Vlorës, ka reaguar pas lajmit të publikuar në “Panorama”, se Majlinda Bregu mund të përfshihet në kabinetin qeveritar të Ramës.
Shehaj, përmes një postimi në FB, është i pari nga PD që reagon për këtë çështje.
Ai madje përdor edhe ironi, kur thotë se Rama duhet të marrë Patozin, një tjetër kritik i Bashës, duke mbrojtur kështu kryetarin që e vendosi të parin në listë.
“Obobo Rama mori Majlinda Bregun ?Urojmë që shumë shpejt të na marrë dhe Patozin! #ramaperoscar, #ramalerishfaqet”, shkruan ai.