Home KRYESORE ‘Çmenden’ mediat serbe: Shqiptarët po zbarkojnë të armatosur në kufi!

‘Çmenden’ mediat serbe: Shqiptarët po zbarkojnë të armatosur në kufi!

Shërbimet informative të Serbisë kanë marrë informata se ka rrezik nga nxitja e tensioneve ndërmjet Serbisë e Maqedonisë në të cilat do të përfshiheshin shqiptarët, shkruan gazeta e Beogradit “veçernje novosti”.

Në këtë skenar, sipas këtij mediumi, do përfshihej edhe një pjesë e pushtetit në Maqedoni.

Plani, sipas kësaj gazete, është që grupe shqiptare të armatosura mirë të zbarkojnë në zonën kufitare ndërmjet Serbisë e Maqedonisë. Ata, gjoja, do të visheshin me uniforma të ushtrisë e të policisë serbe.

Detyra e tyre do të ishte që në pjesët e pa qasshme të territorit, të kalojnë kufirin maqedonas dhe të bëjnë vëzhgimin e territorit, kanë thënë informatorë serbë.

Këta operativistë kanë theksuar se plani i mëtejmë është që të pritet derisa të filmohen ata me uniforma serbe gjë që do të ngrite tensione pasi Serbia do të akuzohej për shkelje të integritetit territorial dhe të sovranitetit të Maqedonisë e që do të interpretohej se Serbia po përgatit kryengritje në Maqedoni dhe se po dëshiron t’i marrë territor asaj.

Plani tjetër do të zhvillohej përmes montimit të aferës spiunuese e cila do të fillonte me “arrestimin spektakular” të rrjetit të imagjinuar të agjentëve serbë në Maqedoni që do të ishin kryesisht ish- pjesëtarë të shërbimeve sekrete të Serbisë që jetojnë në Maqedoni.

Qëllimi është krijimi i konfuzionit dhe i tensioneve që më pas do të barteshin edhe në Kosovë, thotë kjo gazetë “duke u thirrur në burime të informuara”, ndërsa për të gjitha këto, njohuri kanë edhe zyrtarë më të lartë të Maqedonisë.

Ky skenar, sipas gazetës, hijeson deklaratat e mëhershme të kryeministrit maqedonas Zaev i cili kishte thënë se në bisedë kryetarin serb Vuçiq janë zgjidhur të gjitha mospajtimet ndërmjet dy vendeve.

Megjithëkëtë, informata e sigurisë thonë se ky normalizim është vetëm iluzion i normalizimit të marrëdhënieve, sepse qeveria në Shkup ka interes për pako të re akuzash kundër Serbisë. Pas gjithë kësaj, thotë gazeta, qëndron presioni shqiptar ndaj Qeverisë së re maqedonase e lista e pritshmërisë së shqiptarëve fiton peshë sidomos tash, siç përfundohet në këtë shkrim, pas iniciativës së Vuçiqit për dialog të brendshëm serb për Kosovën./INA/

Share: