Home KRYESORE Deputeti vritet duke ecur me makinë (VIDEO)

Deputeti vritet duke ecur me makinë (VIDEO)

Vrasja e tmerrshme e një deputeti komunist rus u filmua nga kamera e vendosur në makinën e tij. Një person i panjohur hapi zjarr mbi Magomed Askhabov, një deputet nga republika e Çeçenisë, teksa ai po shkonte në punë, në Grozny, me makinën e tij.

Atentati iu bë në ecje e sipër dhe Askhabov u qëllua me automatik nga një makinë që iu afrua nga krahu i shoferit.

Hetuesit rusë thonë se Askhabov u vra nga terroristë të ISIS, por lideri çeçen Ramzan Kadyrov thotë se vrasja nuk ishte për motive politike. /Lapsi.al

Share: